Shoku i Edi Ramës, Vuçiqi të gjykohet për krimet në Srebrenicë

Opinione

Shoku i Edi Ramës, Vuçiqi të gjykohet për krimet në Srebrenicë

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 maj 2024 Në ora: 16:36
Autori Faton Mehmeti

Më në fund Serbia mori atë që meritonte, shtet gjenocidal. Kjo, ndodhi pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. 23 maj 2024.Kjo rezolutë u miratua me 84 vota për, 19 kundër dhe 68 abstenime. 11 korriku u shpall Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Derisa nga politikanët boshnjakë dhe shoqatat e familjarëve të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë kanë mirëpritur miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në anën tjetër Vuçiqi dhe politikanët tjerë serbë u tmerruan nga kjo rezolutë. Përplasja e të vërtetës në sy të Vuçiqit, e krimeve të regjimit të Millosheviqit ku bënte pjesë edhe vet Vuçiqi e ka shpalosur fytyrën e vërtetë prej krimineli.

Pikërisht, presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se për një serb të vrarë në Bosnje, Serbia do të vrasë 100 myslimanë. “Vrisni një serb dhe ne do ti vrasim 100 myslimanë”, kishte deklaruar Vuçiq, asokohe sekretar i Partisë Radikale.

Theksojmë se Vuçiq asnjëherë nuk ka kërkuar falje për këtë fjalim apo edhe për krimet që shteti serb i ka kryer në Bosnje. Të frymëzuar nga Millosheviqi dhe Vuçiqi, në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.Rezoluta në fjalë përfundimisht i jep Serbisë epitetin që meriton, shtet gjenodical që ka bërë krimet më çnjerëzore në histori të njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat