Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën

Opinione

Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën

Nga: Milazim Maraj Më: 26 maj 2024 Në ora: 20:37
Milazim Maraj

e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për gjenocid në Srebrenicë të shkaktuar nga Serbia. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të 171 shteteve anëtare më të drejt vote. Nga këta për rezolutën votuan 84 shtete, kundër ishin 19 shtete ndërsa abstenuan 68 shtete. Çka nxori në skenë ky votim. Vetëm 84 shtete janë kundër gjenocidit shumë pakë. Kundër ishin 19 shtete. Këto ishin kundër rezolutës, që do të thotë ishin për gjenocidin serb në Gadishullin Ilirik dhe më gjerë në Evropë. Ndërsa 68 shtete, për çka ishin? Hezitoni, frikoheshin, kishin interesa nga 19-shja Për të vazhduar më tutje që të harrohet gjenocidi serb i përsëritur shumë herë brenda dy shekujve duke krijuar miliona viktima. Duke shpërngulur milion njerëz nga tokat dhe pasurit e tyre. Bazuar në këtë shifër 19+68 teoria e Tomas Hobsit “ Njeriu për njeriun është ujk” qenka aktuale. Por jo vetëm kaq. Në këtë mbledhje shumë i mërzitur na doli krimineli Aleksander Vuçiq. I përkdheluri, vetëm sa nuk qante dhe të thoshte ka faj Rusia jo unë. Ai fillimisht doli i mbështjell me flamurin e krimit serb, duke e puthur këtë flamur gjatë kësaj kohe. Ndonjë herë edhe duke i fshirë hundët më te. Ishte ky ish Ministri i informatave të Serbisë, krimineli që kërkonte vrasjen e 100 boshnjakëve të pafajshëm për një kriminel serb. Duke u mundua që të minimizoj vrasjen mbi 8000 boshnjakëve.

Për të realizuar projektin e AASHS, Kishës serbe dhe Rusisë që tani përbejnë bërthamën e fatkeqësisë njerëzore në Botë. Data që do të kujtohet; në Serbi nuk do të merret si datë e mëkatit, e pendimit dhe turpit nacional serb. Kjo do të marrët si datë e triumfit serb për hapësira të reja toke për Serbinë e madhe gjegjësisht për Botën ruse. Sjellja dhe loja e tij për një aktori që luan rolin e viktimës në atë mbledhje kishin më shumë qëllime. Para botë të del si një viktimë Serbia. Nga se kjo tragjedi duhej të harrohej dhe të vazhdojmë më tutje, të shohim përpara, të mos kthehemi prapa.( Tekst goxha i përputhshëm më projektet e BE). Por a ndryshojnë projektet e ardhshme? apo janë Republika serbe në Bosnjë, aneksimi i Malit të Zi, një luftë e re në Kosovë dhe kështu elementi serb të lidhët më Bullgarinë. Bazuar në shkrimet e gazetave Vuçiq kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Po kush u solli ndihma mjekësore atyre që i vrau Serbia në Srebrenicë? Nuk thuhet nëse ka kërkuar pushim mjekësor në SHBA, këto dokumente i duhen për të dal para opozitës serbe. Që këta ta kuptojnë sa më shpirt e ka mbrojt çështjen serbe dhe ruse, ky kriminel që kërcënon paqen e Gadishullin Ilirik dhe në BE. Nëse ndonjë psikolog ekspert do të bënte një analizë shkencore, ndoshta do të del një baraspeshë ogurzezë e përkrahjes së gjenocidit dhe luftimit të ti. Po shtetet islame? Këto si reaguan? Sa abstenuan, sa ishin kundër e sa për? Këto që “qajnë hallin e myslimanëve” në Botë. Apo, vazhdojnë si delet pas ujkut. A janë ende të gatshme që nëse i thërret Serbia të vijnë e të luftojnë kundër shqiptarëve, kështu patën deklaruar disa të humbur në vitin 1999,kur Kosova po lahej më gjak të shqiptarëve. Kjo rezolutë është shumë e butë.

Kjo është një rezolutë morale, teorike që nuk obligon kriminelin. Në Serbi kjo rezolutë nuk ka këndë e prek në ndërgjegjeje ose individualisht shumë pak. Morali i Serbisë është krimi dhe fitorja përmes të krimit. Pastaj përmbyllja,(se qëllimi i arsyeton mjetet dhe format e veprimit). Krimineli Mlladiq sipas serbeve nuk ishte kriminel sepse ai boshnjakëve nuk u zinte të gjitha rrugët. Ai u thoshte keni dy mundësi të ikni ja ku janë autobusët dhe kamionët ose të rrini këtu. Do të thotë të rrinin aty që pas pak orëve të vriteshin, dhe ja, ky nuk ishte fajtori i kishte lutë, ata nuk kishin pranuar dhe pasojat i bartin vet. Ky edhe bombone ju dha fëmijëve boshnjak para kamerave, që i vrau pas një apo dy orëve. Nga kjo rezolutë pra nuk do të dënohet askush. Serbia vazhdon më projektet e saj për Botën ruse, kriminelet janë të sistemuar në strukturat më të larta shtetërore, bizneset në Serbi janë kryesisht në duart e këtyre kriminelëve. Ata që në nivele ndërkombëtare shpallën kriminel Serbia i avancon në pozita dhe grada ndërsa BE, kërkon nga viktimat të pranojnë kushtet që i cakton krimineli i tyre.

Dialogu i ashtuquajtur i lehtësuar është i lehtësuar vetëm për kriminelin jo për viktimën. Nga viktima kërkohet që të pranoj kërkesat e kriminelit që janë hiq më pak se heqje dorë nga sovraniteti ose ndarja e territoreve më kriminelin. Kjo politikë shpërblen kriminelin dhe ndëshkon përsëri viktimën. Ky dialog i “lehtësuar” është investim në luftëra të reja në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë nëse jo edhe më gjerë. Më këtë dialog kështu do të jetë një ditë tjetër e krimit që do të harrohet 11 Korriku në Srebrenicë. Këso masakrash edhe më të mëdha së në Srebrenicë Serbia ka krijuar anë e këndë trojeve të Dardanisë. Kështu në vitin 1945 e më vonë janë bërë shumë masakra, ja disa nga këto: Masakra e Tivarit 4000 shqiptarë, të vrarë. Në Bihor 9000 shqiptarë të vrarë, Në Gjilan 8000 shqiptarë të vrarë, në Pejë 3600, në Istog 400, kështu që pa këto masakrat e vitit 1999 që janë mbi 13.000. Shqiptarët kanë përjetuar masakra, dhe gjenocid nga Serbia dhe Rusia. Kërkesa për mosdënimin ose zbutjen e krimin në Serbi nuk sjell paqe por luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat