Servilët e rinj, i zëvendësuan ata të vjetrit në pushtet

Opinione

Servilët e rinj, i zëvendësuan ata të vjetrit në pushtet

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 27 maj 2024 Në ora: 06:32
Mr.Ali Hertica

Ndonëse mandati i qeverisës vazhdimisht është në thumb të kritikës së opozitës, por edhe të analistëve politikë, për mungesë guximi në veprim, mungesë profesionalizmi dhe të njohurive të fushave të caktuara, analistët politikë nuk po shohin ndonjë ndryshim pozitiv, të kabinetit qeveritar të kryeministrit Albin Kurtit. Edhe kjo përbërje e re nuk po përfaqëson gjë tjetër, veçse disa ministra të ricikluar, servilë të liderëve partiakë, emra anonimë, servilë të shefave të partive politike, asistentë të shefave, apo disa prej tyre edhe punë- torë nga kompanitë private të shefave të tyre. Nëse nisemi nga ai parimi se dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë edhe analistët politikë nuk presin ndonjë ndryshim pozitiv nga ky kabinet, sepse aty hasim një garniturë ministrash, që fare nuk kanë asnjë lidhje me fushën e ministrive ku janë emëruar.

Sipas tyre, po del që tani në këtë politikë të inkriminuar, kushti kryesor për t’u bërë ministër është të jesh asistent i dëshmuar, që kryen të gjitha punët, edhe të pista e kriminale, për shefin e veshur me pushtet dhe asgjë tjetër, që shkon në interesin e qytetarit përtej interesit të klientelave të grupeve të interesit. “Riciklimi i të ricikluarve në politikën aktuale dhe në qeverinë ‘Kurti’ do të shkaktojë hemorragji politike, ku nga servilët dhe servilizmi i shumë ministrave që ishin deri më tani të sprovuar e dështuar, edhe disave që janë emra anonimë, por kompetentë të bizneseve të disa liderëve politikë, dhe ministra sekserë, nuk do të prodhojë lëvizjen e dëshiruar pozitive të zhvillimit. Të tillët vetëm sa do të mundohen ta mbajnë pushtetin me shefat dhe për shefat e tyre dhe kompanitë profitabile për këto grupe dhe klane, të cilat janë edhe sponsorizuesit e tyre ekzekutiv i decentralizuar

Kabineti qeveritar e posaçërisht ministrat në fjalë nuk kanë kapacitete dhe përgatitje adekuate, të cilat u përgjigjen ministrive, në të cilat do të përfaqë- sojnë ministritë përkatëse. Atributet, të cilat ministrat e kësaj qeverie përfaqësojnë u shkojnë përshtati liderëve partiakë të koalicionit qeverisës e jo profesionalizmit brenda mandatit si ministër. Këta ministra do të përfaqësojnë servilitetin, me një fjalë do të jenë super të dëgjueshëm, dhe nuk do të shohin jashtë kornizës së interesave të liderëve partiakë. Ky kabinet qeveritar nuk është në interesa të trupit publik, por në interesa të ngushta grupore e klienteliste.Kjo përbërje e qeverisë së re jep një mesazh të qartë se Kosova do ta ndjekë rrugën e dështimit, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në aspektin e jashtëm. Këta njerëz, të cilët nuk do të përfaqësojnë mandatin e ministrit, por do të jenë servilë të liderëve të tyre politikë brenda këtij konstelacioni qeverisës, qeveria ‘Kurtit’  përfaqësohet nga shumë zotë të shtëpisë, të cilët do të përkujdesen secili për këndin e vet, dhe kjo e bën akoma më të pasuksesshme këtë qeverisje  ky kabinet qeveritar, sipas CV-ve personale, dëshmon për një servilizëm sa të ngushtë ndaj eksponentëve të çorientuar politik, po aq edhe të paprekshëm financiarisht. “Anomali tjetër që do ta përcjellë këtë qeverisje të menaxhuar nga Kurti , është edhe mosprofesionaliteti i dëshmuar në poste qeveritare, këtu ndërlidhet edhe mospërkatësia e fushave studimore me postet qeveritare. Kjo anomali sa e madhe aq edhe negative për kohën që gjendemi, do t’i kushtojë Kosovës jashtëzakonisht shumë.Pretendimi gjithnjë e më shumë i dukshëm prej koalicionit zgjedhor ka qenë përmbushja dhe ndarja e tortës qeveritare, jo edhe mjerimi dhe stagnimi socioekonomik, në të cilën Kosova është hedhur. Kjo qeverisje shkon në funksion të dominimit serb në institucionet e Kosovës. Pa efekt pozitiv e sheh këtë përbërje qeveritare e cila vlerësohet  dhe konstatohet  si një përbërje e tillë me kohë është ditë se do të kompozohet si e tillë, sepse në asnjë dikaster ministror nuk ka as ekspertë, as këshilltarë profesional të edukuar mirë dhe as njohës të ekonomisë. “Do të punohet me njerëz të padijshëm, sepse më së lehti është kështu me luajt rolin e shefit në mes të të paditurve, pa sugjerime dhe pa asnjë ekspert profesionale. Po i shohim për fat të keq edhe këta ministrat anonimë, të panjohur për askënd dhe për kurrgjë se ndonëse parimisht çdo kabinet qeveritar duhet të përbehet nga njerëz të aftë, nga njerëz me kredibilitet të plotë politik e moral, që duhet të jenë profesionistë e jo siç po na ndodh krejt pasluftën, që postet po u takojnë njerëzve të cilët janë diletantë në politikë, të dëgjueshëm dhe servilë karshi shefave të tyre, kjo për fat të keq u përsërit edhe në këtë përbërje të re që posa u votua nga Kuvendi i Kosovës. “Duhet të spastrohen listat, nga ata të cilët gjatë këtyre viteve nuk punuan hiç mirë. Nëse pretendohet që edhe qeveria të shndërrohet në korporatë, Kosova do të degradojë edhe më shumë si në planin politik, ashtu edhe në planin ekonomik dhe nuk na presin ditë të mira. Kaluan shumë vite tashmë me njerëz të papërgatitur profesionalisht, me njerëz abuzivë dhe keqpërdorues të pronës shoqërore. Kosova ka nevojë më shumë së kurrë për njerëz, të cilët dinë dhe duan t’i dërgojnë proceset  pëpara drejt realizimit shekullor.

Kjo klasë politike është e zhytur në krim dhe inate dhe janë një oligarki e pastër. Fatkeqësisht, përderisa vendet e zhvilluara dhe demokratike zhvillimin e kanë gjetur tek një qeveri sa më e vogël, efektive dhe funksionaliste, në Kosovë po bëhet e kundërta. Koalicioni që ndërton këtë qeveri është fatkeqësia më e madhe e vendit, duke lejuar që partiakë sezonalë, sekserë, janë bërë disa deputetë me blerje dhe vota …..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat