Negociatat Kosovë- Serbi, të ftohta dhe pa kufi

Opinione

Negociatat Kosovë- Serbi, të ftohta dhe pa kufi

Nga: Dedë Preqi Më: 27 maj 2024 Në ora: 13:43
Autori Dedë Preqi

Çfarë po ndodh me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, sikur diçka brenda këtij qëndrimi -duket e ftohtë dhe se po ngurrohet ti japë kësaj çështje një epilog më të qartë të një marrëveshje fqinjësore e nder njerëzore, e cila ka mbetë pezull pa ndonjë rezultat në një kuptim të përcaktuar mirë për këta dy popuj.

Në fakt pasojnë shumë probleme, të cilat nuk e zgjedhin çështjen definitive në mes këtyre dy shteteve, nëse politikat ndërkombëtare nuk marrin kahe dhe anime, sepse përmes betejave të deritanishme mund të fitoj vetëm politika e A.Vuçiqit, duke i shfrytëzuar politikat e BE-së, me një mjeshtëri të thjeshtë.

Megjithatë, një gjendje e tillë nuk i konvenon asnjërën palë, kur jeta në mes këtyre dy popujve në këtë formë është e pa qartë, por edhe e mangët dhe merr forma pa vlerë nacionale, e cila edhe në mungesë të seriozitetit dhe jo unitetit të spektrit politik të vendit, mund të rrezikohet shteti në thelbin e vet, pikërisht në çastin e shpërthimit të vet ngadhënjimtar, që i kundërvihet një lloj politike destabilizuese dhe i natyrave tjera të pakëndshme.

Sikur është vështirë ta zbulosh një linjë të përbashkët në krijimin e marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë mes Kosovës-Serbisë, sepse në këto lëvizje që janë, në shumë aspekte janë në kundërshtim në mes vete, dhe kështu ndodh, kur rrymat e ndryshme të politikave të pa përshtatshme japin më shumë tensione të pa kontrolluara e të mbushura me rreziqe, ku edhe marrëdhëniet në mes dy popujve, serb dhe shqiptarë marrin tiparet e një opsioni të tillë, apo të pa pajtujtueshëm e pa fund.

Në aspektin e marrëdhënieve dhe politikave paqësore, Serbia ka ndryshuar fare pak në aspektin e saj millosheviçian, si antishqiptare, që edhe sot është e lidhur me konceptin e njëjtë që kishte edhe një shekull më herët, dhe këtu do shohim përditë politikën e saj destruktive që zhvillon me palën kosovare në Bruksel, e cila është përgjegjëse e luftës dhe gjenocidit që shkaktoj ndaj popullit shqiptarë të Kosovës.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë akoma të pa qarta, dhe në këtë mjegullirë duhet të përfshihet edhe BE-ja, si ndërmjetësues e negociatave mes palëve, deri diku nuk shfajësohet as pjesa e diplomacisë së Kosovës, atë që e përjeton në mënyrë të pa organizuar jetën politike brenda vendit të vet, me një ç ‘akordim të skajshëm mes opozitës dhe pozitës.

Edhe nëse do e fajësojmë Brukselin për një angazhim më konkret dhe më serioz, e cila i ka kompetencat që ta disiplinoj dhe kushtëzoj Serbinë, si palë agresive dhe konfliktuoze, mirëpo sipas bashkësisë ndërkombëtare pjesën e madhe të përgjegjësisë kryesore e ngarkon te politika kosovare, sepse nuk po lëshon pe ndaj Asociacionit të komunave të pakicës serbe në veri të Kosovës, dhe shumë kërkesave tjera të Serbisë.

Por, në anën tjetër, nuk po e pohojnë se politika e Serbisë, është aq dinake dhe pa kapshme, që nuk përbënë një koncept mase të mundshme që shpreh vullnetin dhe një lloj ndjesie për t’u afruar me palën shqiptare, ku njeriu do të ngjallte një lloj besimi dhe shprese që nënkupton përmbajtjen e një marrëveshje, duke pasur një kufi apo një fund që nuk i ekspozohet rreziqeve me njëra-tjetrën.

Kuptohet se Kosova, nuk e ka fuqinë e vet, që t’u bëjë ballë tërësisë e kërkesave të Serbisë, si dhe shumë gjërave të merr përgjegjësinë që nuk e meriton, kur shumë gjëra janë manipuluar e mashtruar dhe kanë marrë për keq në dëm të Kosovës, dhe faktet e dëshmojnë këtë gjë, që po trazohet sot Kosova, pa të drejtë dhe po kërcënohet drejtpërsëdrejti nga Serbia.

Negociatat Kosovë-Serbi, duhet të vazhdojnë deri në maksimum, apo deri në zgjidhjen e mundshme të problemeve në mes dy popujve, serb dhe shqiptarë, por ne nuk mund ta pranojmë atë që nuk na takon dhe është në dëm të këtij populli dhe shteti, sa do që bashkësia ndërkombëtare herë po ndërton e herë po rrëzon gurë mbi ne, sepse kjo gjë bëhet e dukshme në shumë elemente sidomos, duke u bazuar në presionet që vijnë nga anët e ndryshme, duke e trajtuar shoqërinë kosovare dhe popullin e saj në mënyrë të gabuar.

Përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë, e cila udhëhiqet sot nga bashkëpunëtori i ngushtë i kasapit të Ballkanit, për ta ndrydhur dhe shtypur këtë kategori njerëzore, e cila po sa ka dalë nga gërmadhat e luftës që shkaktoi vetë okupatori serb, janë përpjekje dhe dëshira që po i plotësohen po të njëjtit regjim, për të realizuar ëndjet dhe planet e njëjta, që kanë mbetur pa u realizuar në tërësi.

Prandaj, nuk duhet të fajësohet Kosova dhe qeveria e saj në krye me presidenten z.Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, nëse duhet të mbajnë përgjegjësinë e zhvillimeve apo ngecjeve të politikave të këtij vendi, që kanë të bëjnë edhe me temën e Asociacionit të komunave të pakicave serbe, sepse krerët e kësaj qeverie e kanë të qartë se, qëllimet e Serbisë, janë të planifikuara dhe të orkestruara nga Beogradi, që përmes kësaj forme të asociacionit, apo përmes një konflikti të mundshëm të hapin rrugën e ndarjes së Kosovës, dhe të krijimit të një “Republike serbe” brenda këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat