Sot bëhet përurimi i Shtatorës së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë

Peja

Sot bëhet përurimi i Shtatorës së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë

Nga: Saim Tahiraj Më: 6 korrik 2023 Në ora: 07:56
Busti i heroit Salih Çekaj

Sot bëhet përurimi i Shtatorës së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, njerit ndër figurat më të rëndësishme politike dhe ushtarake në komunen e Deçanit dhe më gjerë.

Me profesion jurist, i angazhuar në të gjitha proqeset politike në vitet e 90-ta porë edhe më parë në komunen e Deçanit dhe më gjerë. Kundërshtues i rrept i ndryshimeve kushtetuese, përmes mbledhjeve,tubimeve masive dhe protestave në komunen e Deçanit me rrethin.

Anëtarë i shoqatës së juristëve të Deçanit ku me një guxim të pashoq hartuan statutin e komunës së Deçanit në përputhje me Kushtetuten e Kaçanikut. Ishte bashkideator,me Heroin Salih Çeku, Xhemajl Berisha dhe disa djem të Deçanit me rrethin, të thamelimit të grupeve të para të armatosura ku nga viti 1991 filluan aksionet guerile kundër policisë pushtuese serbe. Ky grup në bashkpunim me grupet tjera në Kosovë vazhduan aksionet guerile kundër poicis gjakatare serbe deri në fillimin e luftës në Kosovë.

Këto grupe të armatosura ishin bazamen i fuqishëm mbi të cilat u ndërtua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Me fillimin e luftës Grupi i Deçanit mori mbi supe e veta organizimin e pikave furnizuese me armatim,në Tropoj, Viçidol dhe Papaj, të udhëhequr nga MMRK kolonel Ahmet Krasniqi.Me 19.04.1998 u futen në Kosovë dhe banë organizimin për pritjen e Brigadave Operative që më vonë u futen në Kosovë nën komanden e kolonel Tahir Zemaj.

Furnizuam ushtrin nga shtetet prendimore dhe nga Shqipëria. Rrustem Bruqi së bashku me disa anëtarë të grupit dhe të Isniqit,organizuan dhe dërguan nga Kosova për në Shqipëri rreth 100 ushtarë me të cilët u ba betimi në Papaj para Ministrit Kolonel Ahmet Krasniqi. Rrustem Bruqi me Kolegët e tij dhe fshatin Isniq bëri përgatitjet dhe i vendosen tri brigadat operative të komanduara nga kolonel Tahir Zemaj.

Përpos detyrave të rëndësishme me të cilat ishte ngarguar, Rrustemi mori pjesë direkte në Betejën e Logjës ku ra heroikisht në fushën e nderit dhe fitoj përjetsin. Gjaku i Rrustem Bruqit dhe dëshmorëve të tjerë u bën bazament i fuqishëm mbi të cilën qendron shteti i Kosovës. I ceka vetëm disa nga shumë veprimtari të Heroit Rrustem Bruqi sepse ato janë të shumta për ti numruar.

Veprimtaria e Heroit Rrustem Bruqi është shumdimensionale andaj nuk mundë ta izolojmë vetëm mbrenda kornizave të Betejës së Logjës,edhe pse kjo betejë është një ndër betejat më të rëndësishme të luftës çlirimtare të komanduar nga oficer profesionist të MMRK më në krye kolonel Tahir Zemaj. Kur flasim për figurën e Heroit Rrustem Bruqit duhet të flitet në tërë dimensionin e sajë, ajo shpërthen përtej Betejës së Logjës dhe shkon largë në Historin më të re të Kosvës, mu kur ajo edhe filloj.

Tendecat që figurën e Heroit Rrustem Bruqit ta izolojmë vetëm mbrenda Betejës së Logjës,sikur bashkveprimtarin dhe bashkluftëtarin e tij, shokun e idealit Heroin Salih Çekaj për ta izolue vetëm mbrenda Betejës së Kosharës,është tendencioze dhe dashakeqe. Vlera historike Betejës së Logjës dhe Betejës së Kosharës është jashtzskonisht e madhe dhe vlersohet e respektohët shumë lartë nga i mbarë populli i Kosovës.

Megjithatë figurat madhore të Heroive,Salih Çekut dhe Rrustem Bruçit me veprimtarin e tyre shumdimensionale shpërthejn përtej kornizave të këtyre dy betejave të mdha dhe historike. Ato shkojn deri në fillimin e lëvizjes politike dhe ushtarake të udhëhequr nga Presidenti Rugove,dhe rrugtojnë së bashku deri në rënjen e tyre heroike në fushen e nderit. Ata janë vet shteti dhe liria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat