Prokuroria nis hetimet lidhur me shpërthimin në Pejë

Peja

Prokuroria nis hetimet lidhur me shpërthimin në Pejë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Pejë- Prokuroria Themelore në Pejë, ka nisur hetimet lidhur me shpërthimin i cili ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në Pejë.

Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Ai tha se kryerësit e kësaj vepre penale ende nuk janë identifikuar dhe hetimet për rastin janë duke vazhduar.

“Si ka ndodhë rasti është njoftu prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm që me ç’rast ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për identifikimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vepre”, tha Nikçi.

Ndryshe, sipas raportit 24-orësh të PK-së, shpërthimi ka ndodhur para derës së oborrit në pronë të dy viktimave meshkuj kosovarë.

Bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit përveç dëmeve materiale të dy veturave nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është informuar prokurori dhe rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat