​Sulmohet një infermier në Spitalin e Pejës

Peja

​Sulmohet një infermier në Spitalin e Pejës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Sot në vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor.

“Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur ne me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përsëriten”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat