Aksioni "Goditja" – sekuestrohen armë, municion e kontrollohen lokale nate në Pejë, 10 të arrestuar

Peja

Aksioni "Goditja" – sekuestrohen armë, municion e kontrollohen lokale nate në Pejë, 10 të arrestuar

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:08
Policia

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin “Goditja” pas rasteve të fundit në vend, e ku tre persona vdiqën pas sulmeve me armë në lokale e kafiteri.

Vetëm në Pejë janë arrestuar dhjetë persona. Janë konfiskuar 47 copë municion, e pesë armë.

Poashtu në Pejë janë kontrolluare 10 lokale të ndryshme.

“Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar: Janё realizuar 125 patrulla policore, Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve, Janё kontrolluar 644 vetura, janё legjitimuar 480 persona, janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme, janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test, janё arrestuar 11 persona, janё sekuestruar 47 copё municion, janё sekuestruar 5 armë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat