Sot në qytetin e Pejës në prani të një delegacioni të lartë të Ushtrisë Amerikane, kryetarit të Pejës dhe anëtarëve të Rotary Club Peja, pranë monumentit “Kujtim dhe Miqësi”, u shënua 22 vjetori i sulmeve të 11 Shtatori.
Delegacioni i Ushtrisë Amerikane u nda i impresionuar nga monumenti i 11 Shtatorit, organizimi i kësaj ngjarje dhe pritja e qytetarëve të Pejës.
Në fjalimin e mbajtur gjatë drekës, Komandanti i Forcave Amerikane theksoi: "Kjo ishte një ndër nderimet më të mëdha që kam përjetuar gjatë gjithë karrierës sime."
Ky monument është i vetmi i këtij lloji në mbarë Evropën Juglindore pasi përmban një copë të metalit nga Kullat Binjake. Monumenti është iniciuar vitin e kaluar nga biznesmeni Pejan, Nehat Devolli.