Policia ka njoftuar se në Pejë, në kuadër të planit “Motoçikletat 2023”, ka sekuestruar 22 motoçikleta dhe ka shqiptuar 51 fletëgjoba pёr kundёrvajtёsit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar tek tё gjithё ngasësit e motoçikletave qё fillimisht t’i regjistrojnё dhe t’i bartin pajisjet e nevojshme pёr ngasje sepse “siguria ёshtё mbi tё gjitha”.
Raporti i plotë:
Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, ka hartuar planin e veprimit “ Motoçikletat 2023”, i cili ka filluar tё implementohet nga data 20.09.2023 dhe i njëjti do tё vazhdojë edhe mё tutje.
Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar:
Janё shqiptuar pesёdhjetё e njё (51) fletgjoba pёr kundёrvajtёsit
Janё sekuestruar njёzet e dy (22) motoçikleta
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, apelon tek tё gjithё ngasësit e motoçikletave qё fillimisht t’i regjistrojnё dhe t’i bartin pajisjet e nevojshme pёr ngasje sepse siguria ёshtё mbi tё gjitha.