Reagon zëvendësministri i Arsimit për arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë

Peja

Reagon zëvendësministri i Arsimit për arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:44
Taulant Kelmendi

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar lidhur me rastin e arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë, i cili po dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në Pejë.

Kelmendi ka thënë se janë të indinjuar lidhur me rastin.

Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe”, ka thënë Kelmendi.

Zëvendësministri i Arsimit ka thënë tutje se siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurt shoqëror, “për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria”.

Më herët, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka dhënë detaje lidhur me këtë çështje.

Përmes një njoftimi, Prokuroria ka thënë se 16-vjeçarit në Pejë,  është ndaluar për shkak se në periudhë kohore disa mujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

Prokuroria njofton se me këto veprime ai ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat