Zjarr i madh në një banesë në Puhovc të Pejës

Peja

Zjarr i madh në një banesë në Puhovc të Pejës

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë në kompleksin ‘Puhovci’ në Pejë është përfshirë nga zjarri.

Nuk dihen shkaqet ende, ndërsa në vendngjarje janë Zjarrëfikësit, Policia dhe Emergjenca.

Dyshohet për të lënduar nga zjarri.

Sipas gazetarëve të ‘RADIO 1’ që ndodhen në vendngjarje, flakët kanë filluar në një banesë në katin e dytë mirëpo intensiteti i madh ka bërë që ato të përhapen edhe në katin e 3-të.

Media ka provuar të flasë me Policinë në Pejë, por për nomentin nuk ka mundur të marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat