Zjarr në një banesë në Pejë, katër qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore

Peja

Zjarr në një banesë në Pejë, katër qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Një zjarr ka shpërthyer brenda një banese në lagjen Puhovci në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se banesa është pothuajse tërësisht e djegur.

Ai shtoi se katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkaku i tymit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit”, tha Gashi.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes është edhe eksperti i zjarrit i cili po e heton zjarrin.

Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat