Një zjarr ka shpërthyer brenda një banese në lagjen Puhovci në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi tha se banesa është pothuajse tërësisht e djegur.
Ai shtoi se katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkaku i tymit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit”, tha Gashi.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes është edhe eksperti i zjarrit i cili po e heton zjarrin.
Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i këtij rasti.