Pas përfshirjes së një lokali nga zjarri në Pejë, policia jep detaje

Peja

Pas përfshirjes së një lokali nga zjarri në Pejë, policia jep detaje

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Një lokal rreth orës 00:20 të mëngjesit të sotëm është kapluar nga zjarri në qendër të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

“Sot në orën 00:20 të mëngjesit të hershëm policia është informuar për zjarr në një lokal tek korza e qytetit. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, sot ka dalë në vend ngjarje edhe eksperti i zjarreve…Rasti po hetohet se si ka ardhur deri te zjarri”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat