​Rajonet e Dukagjinit pa rrymë, Daut Haradinaj-Kurtit: Këto janë pasojat kur e anuluat termocentralin e ri

Peja

​Rajonet e Dukagjinit pa rrymë, Daut Haradinaj-Kurtit: Këto janë pasojat kur e anuluat termocentralin e ri

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:23
Daut Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se gati çdo natë rajone të shumta të Dukagjinit janë pa energji elektrike në këto ditë të ftohta.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto janë pasojat e anulimit të termocentralit të ri.

"Kryeministër, merr masa sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit (Serbisë)!?", ka thënë Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Edhe sonte sikur pothuajse çdo natë, rajone të shumta të Dukagjinit janë në terr, pa energji elektrike për orë të tëra. E frikshme të kalosh nëpër Dushkajë në errësirë të plotë. A thua, a mendon ndokush nga qeveria se si ngrohen këta njerëz, në këtë acar që po mbizotëron në vend?

Kryeministër, merr masa, sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit (Serbisë)!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat