Peja nderon veprimtarin Smajl Hajdaraj me shtatore, Abdixhiku: Ishte Rugovist shembullor

Peja

Peja nderon veprimtarin Smajl Hajdaraj me shtatore, Abdixhiku: Ishte Rugovist shembullor

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:45
Shtatorja e Smajl Hajdarajt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, me familjen Hajdaraj dhe bashkëpunëtorë kanë zbuluar në Pejë për nder të 28 nëntorit, shtatoren e veprimtarit , Smajl Hajdaraj.

Abdixhiku ka thënë se zbulimi i shtaotres është një ditë e rëndësishme e veçantë dhe e rëndësishme për çdo shqiptar kudo që jeton.

Më tej Abdixhiku ka thënë se  “jemi bërë bashkë për të nderuar e përuruar shtatoren e një burri të madh shqiptar; një RUGOVISTI shembullor, një patrioti, veprimtari, intelektuali, deputeti, luftëtari të paepur, bashkëpunëtori të ngushtë të Presidentit Rugova, Heroit të Kosovës, Smajl Hajdaraj”

“Smajl Hajdaraj sot u kthye në Pejë. Jo vetëm si nderim i veprës si tij, por si rikujtim për gjithë brezat e ardhshëm për sakrificën e madhe që populli i Kosovës, burrat e gratë më të devotshëm të kombit kanë bërë. Nga sot, qyteti i Pejës, dhe e gjithë Kosova, do të kenë një vend më shumë nderimi për të shkuarën, një vend më shumë rikujtimi për të ardhmen”, ka përfunduar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat