Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, me familjen Hajdaraj dhe bashkëpunëtorë kanë zbuluar në Pejë për nder të 28 nëntorit, shtatoren e veprimtarit , Smajl Hajdaraj.
Abdixhiku ka thënë se zbulimi i shtaotres është një ditë e rëndësishme e veçantë dhe e rëndësishme për çdo shqiptar kudo që jeton.
Më tej Abdixhiku ka thënë se “jemi bërë bashkë për të nderuar e përuruar shtatoren e një burri të madh shqiptar; një RUGOVISTI shembullor, një patrioti, veprimtari, intelektuali, deputeti, luftëtari të paepur, bashkëpunëtori të ngushtë të Presidentit Rugova, Heroit të Kosovës, Smajl Hajdaraj”
“Smajl Hajdaraj sot u kthye në Pejë. Jo vetëm si nderim i veprës si tij, por si rikujtim për gjithë brezat e ardhshëm për sakrificën e madhe që populli i Kosovës, burrat e gratë më të devotshëm të kombit kanë bërë. Nga sot, qyteti i Pejës, dhe e gjithë Kosova, do të kenë një vend më shumë nderimi për të shkuarën, një vend më shumë rikujtimi për të ardhmen”, ka përfunduar Abdixhiku.