Fermerëve në Deçan u shpërndahen 34 lopë qumështore, Stojkaj: S’do të ndalemi me kaq

Peja

Fermerëve në Deçan u shpërndahen 34 lopë qumështore, Stojkaj: S’do të ndalemi me kaq

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 17:25
Foto nga vendngjarja

Fermerëve në Deçan u shpërndahen 34 lopë qumështore, Stojkaj: S’do të ndalemi me kaq

Drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Deçanit nëpërmjet një njoftimi në facebook ka bërë me dije se Komuna e Decanit bashkë me Organziatën “Mëshqerra” ka shpërndarë 34 lopë qumështore.

“Fermerëve përfitues ju uroj bereqet dhe mbarësi në punë. Ne nuk do të ndalemi me kaq, por do të vazhdojmë edhe me shumë projekte të tjera në të mirë të fermerëve tanë sepse “Për Fermerët Tanë Skemi me u Ndal!” ka shkruar ai.

Postimi i plotë.

Deçani, qytet i zhvillimit të blegtorisë!

Të dashur fermerë,

Sot, Komuna e Deçanit së bashku me Organizatën “Mëshqerra” kemi shpërndarë 34 Lopë Qumështore nga kontingjenti i tretë, e në gjithsej në kuadër të tre kontingjentëve kemi arritur të shpërndajmë 100 krerë me lopë qumështore për fermerët deçanas.

Falënderoj Kryetarin e Komunës z.Bashkim Ramosaj për përkrahjen e projekteve në të mirë të fermerëve tanë.

Po ashtu falënderoj stafin e Drejtorisë së Bujqësisë për punën dhe angazhimin si dhe veçanërisht Drejtoreshën e OZHR “Mëshqerra” së bashku me kolegët për ndihmën dhe përkrahjen në realizimin e këtyre projekteve.

Fermerëve përfitues ju uroj bereqet dhe mbarësi në punë. Ne nuk do të ndalemi me kaq, por do të vazhdojmë edhe me shumë projekte të tjera në të mirë të fermerëve tanë sepse “Për Fermerët Tanë Skemi me u Ndal!

#KomunaeDeçanit

#MeFermerëtTanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat