Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e grabitësit në Pejë

Peja

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e grabitësit në Pejë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi. Sipas policisë, i njëjti dyshohet për veprën penale “Grabitje” të kryer në Pejë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”.

“I dyshuari është i kërkuar për veprën penale ‘GRABITJE’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin për media.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë),

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë,

– E-mail adresa: [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat