Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Dri Cena ka pritur në takim komandantin e Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitoruese të KFOR-it – Komanda Rajonale Perëndim, Marshallin Sandro Gullo.
Në takim, komandanti Gullo, ka kërkuar gatishmërinë e kompanisë që në rast të paraqitjes së nevojës, gjatë sezonit veror KRU ‘Hidrodrini’ me anë të cisternave, të furnizojë Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it ‘me ujë teknik’, për nevojat operative të ushtrisë, kërkesë e cila ka marr aprovimin e menjëhershëm nga ana e kryeshefit Cena.
“Në takim palët kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e ngushtë shumëvjeçar, përderisa Kryeshefi Cena ka ofruar gatishmërinë e përmbushjes nga ana e kompanisë, të secilës kërkesë që buron nga kreu i Komandës Rajonale Perëndim, të KFOR-it, për ushtrinë.
Palët janë dakorduar për një takim të radhës në komandën Rajonale Perëndim, të KFOR-it”, thuhet në njoftim