Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bënë sot homazhe dhe vendosën lule te lapidari i të rënëve dhe martirëve në lagjen “Dardania” të Pejës, në 25-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat pushtuese serbe mbi popullatën civile shqiptare.
Në bashkëbisedim me familjarë dhe të pranishëm, kryetari Konjufca u shpreh se sakrifica ndër vite e popullit tonë për çlirim dhe liri, u jetësua.
I pari i Kuvendit tha se është detyrë e jona që historinë dhe të kaluarën tonë, aspak të lehtë t’ua mësojmë gjeneratave të reja.