Ulen në dritaret e veturës në lëvizje, Policia e Pejës gjobit shoferin me 150 euro

Peja

Ulen në dritaret e veturës në lëvizje, Policia e Pejës gjobit shoferin me 150 euro

Më: 8 prill 2024 Në ora: 15:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovë për rajonin e Pejës ka shqiptuar një gjobë prej 150 euro për kundërvajtësin.

I cili ka lejuar që në dritaret e veturës së tij të ulen dy persona gjersa vetura ishte në lëvizje.

Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook a bërë të ditur se informatën e kanë marrë nga një lajm i publikuar në një portal.

“Pas publikimit tё video incizimit nё njё portal, ku shihet se gjatё kohёs sё lëvizjёs se automjetit, personat nё kёtё automjet me njё pjesё tё trupit janё tё ulur nё dritaren e automjetit.

Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё, menjёherë ka kontaktuar kundёrvajtёsin dhe ndaj tё njëjtit ёshtё shqiptuar fletgjoba nё shumёn prej 150 euro”, thuhet në postim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat