Koha që po kalon me shpejtësi të madhe nuk po arrin ta tretë dhimbjen, që na e ka shkaktuar mungesa jote.
Zemra e ka të vështirë që ta pranojë realitetin kur bëhet fjalë për humbjen e njerëzve të dashur.
I tillë ishe për ne edhe ti Avdyl, një mik me plot mirësi në shpirt dhe një personalitet i jashtëzakonshëm.
Ike në moshë të re, por vepra jote mbeti përherë e gjallë mes nesh.
Ishe, je dhe do të mbetesh përgjithmonë i paharruar për ne.
Të përkujton me mall e shumë dashuri: Redaksia e Gazetës Kombëtare “Bota sot”.