Sot u bë një vit që nuk e thërras më emrin tënd nëna ime e dashur. Një vit i vështirë, plot vuajtje e kujtime pa fund dhe përmallim i pashtershëm.
Kjo datë që rëndoi thellë shpirtat tanë kurrë nuk do të harrohet.
Sot e një vit e gjithë jetën asgjë nuk e zbeh mungesën tënde.
Çdo dite jetoj me shëmbëlltyrën tënde të pakrahasueshme e të pazëvendësueshme.
Përderisa jemi te bindur se të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi një dit e të bashkohemi me ty nëna ime e dashur.
Më mungon shumë. Kurr s’do të të harroj. Vajza Luljeta me bashkëshortin Zijadinin dhe nipat Valdrini e Blendi.