Bardhyl, vëllai i motrës, u bënë 18 vite që po pres të zgjohem nga ky ankth i tmerrshëm. Kjo ditë ka qenë dita më e vështirë për familjen tonë.
Na le me zemër të thyer e shpirt të vrarë dhe ike në amshim.
Ike kaq herët nga kjo jetë të cilën e doje kaq shumë.
Ke qenë dhe do të mbetesh dashuria ime me e madhe, pika ime me e dobët.
Bardhyl u prehsh në paqe e ta dish që motra jote kurr nuk të të harron e ka me të dashtë deri në pikën e fundit.
Më mungon shumë e me lot në sy të kujton: Motra Luljeta, dhëndri Zijadini e nipat Valdrini dhe Blendi.