12 vjet pa ikonën e publicistikës shqiptare dhe ish drejtorin tonë të nderuar Teki Dervishi

Perkujtime

E premte, 01 nëntor 2024

12 vjet pa ikonën e publicistikës shqiptare dhe ish drejtorin tonë të nderuar Teki Dervishi

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 00:00
Teki Dervishi 

Kaloi edhe një vit pa prezencën tënde në mesin tonë.  

Sot u mbushën plot 12 vite që kur na mungon vetëm fizikisht, sepse vepra jote frymon pandalshëm ndër ne dhe për këtë të falënderojmë. 

Faleminderit për kontributin, jetën dhe veprën tënde madhështore që e ruajmë si trashëgiminë më të çmuar që kemi. 

Ti ishe gjeniu i letrave shqipe dhe krenaria më e madhe e gazetës “Bota sot”! 

Emri yt do të mbetet një thesar i publicistikës shqiptare, që do të kujtohet brez pas brezi! 

Ti, frymëzimi ynë për guximin dhe atdhedashurinë, Teki Dervishi 

Sot, në përvjetorin tënd të dymbëdhjetë, ne përulemi para veprës dhe imazhit tënd njerëzor.  

 Me nderime: Stafi i gazetës “Bota Sot”. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat