Melehate Deva Nurës

Perkujtime

E diel, 28 prill 2024

Melehate Deva Nurës

Më: 1 janar 2024 Në ora: 00:16
Melehate Deva Nura

Sa larg, por

Prap afër m'duket se je!

Fjala e Fryma jote,

Ka mbetë te ne!

Eja,
veç njiherë,

Me e pa Vendin, ku djepin,

Me dashni ta përkundën

E lapsin me përkushtim e mbajte n'dorë.

Eja,
veç njiherë,

Me e pa dhimbjen e Tij!

Telat e Shpirtit Tand t'bardhë,

Dhimbshëm kanë me kndue,

Zemra dysh ka me T'u da.

Eja,

Me shoqe, me shokë,

Këtij vendi me i dhanë Shpresë,

Për at' Besë,

T'part' që lidhë e kanë!

Eja,

E thuj' Plakut që rrjedhë:

-Mirë ka me u ba,

O Plak, që s'plakesh kurrë!

familja Nura

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat