Sondazhi: Votuesit zgjedhin fituesin në mes të Ardian Gjinit dhe Mimoza Kusari-Lilës

Politika

Sondazhi: Votuesit zgjedhin fituesin në mes të Ardian Gjinit dhe Mimoza Kusari-Lilës

Nga: G.B Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:48
Ardian Gjini dhe Mimoza Kusari-Lila

Edhe Komuna e Gjakovës është në mesin e 21 komunave që do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Atje në balotazh janë Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila nga VV.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Gjini ka marrë 46 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 37 për qind.

E në sondazhin online të realizuar nga gazeta “Bota sot”, lexuesit e kanë zgjedhur fituese Kusari-Lilën me 77.23 për qind ose 2723 vota.

Ndërsa, 22.77 për qind kanë votuar për Ardian Gjinin apo gjithsej 805 vota.

Votat nuk përfaqësojnë votat e qytetarëve të Gjakovës, por të lexuesve dhe votuesve të “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat