Ultimatumi i Rrahman Jasharit/ Pse nuk po arrihet të gjendet ‘formula’ e duhur për bashkëpunim me Qeverinë Kurti!

Politika

Ultimatumi i Rrahman Jasharit/ Pse nuk po arrihet të gjendet ‘formula’ e duhur për bashkëpunim me Qeverinë Kurti!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 24 nëntor 2021 Në ora: 19:44
Qeveria e Kosoves

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka paralajmëruar protesta para Qeverisë së Kosovës. 4 dhjetori është data për protestën e paralajmëruar, kjo për shkak të mospërfilljes së kërkesave të Sindikatës shkruan "Bota sot".

Jashari thotë se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe se po përgatiten për protestë.

 “Udhëheqësit e Këshillave të Prindërve jemi duke i kontaktuar dhe me 4 dhjetor po përgatitemi që të kemi një protestë para Qeverisë. Në mënyrë simbolike pra, për t’i treguar opinionit se s’jemi për ta humbur mësimin, por me dëshirën më të madhe që edhe kryetarët e Këshillave të Prindërve të të gjitha komunave të na bashkohen, në mënyrë që bashkërisht të angazhohemi dhe të vijmë deri te dialogu dhe marrëveshja”, thotë Jashari.

Protesta me sindikalistët

Por, Jashari paralajëmron se nëse protesta e 4 dhjetorit nuk ndikon në ndryshimin e qëndrimeve të Qeverisë, atëherë do të organizohet një tjetër protestë më masive, më 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat