Fituesit në pritje të marrjes së pozitave/Maxharraj: VV-ja befasia e zgjedhjeve

Politika

Fituesit në pritje të marrjes së pozitave/Maxharraj: VV-ja befasia e zgjedhjeve

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:13
Ilustrim

Gjatë këtij muaji, kandidatët që fituan zgjedhjet lokale pritet t`i marrin pozitat e kryetarëve të Komunave.

Në këto zgjedhje, partia e cila e udhëheq shtetin nuk arriti që ta mbajë elektoratin që e votuan më 14 shkurt të këtij viti.

Ndryshe, zgjedhjet lokale u mbajtën më 17 tetor, kurse balotazhi më 14 nëntor.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje ishte befasia e këtyre zgjedhjeve.

“Më 17 tetor 2021 u mbajtën edhe zgjedhjet vendore, lokale të cilat ishin antipode me ato Parlamentare, jo për  nga mënyra e organizimit por për rezultatin befasues qe ndodhi, rezultat ky befasues edhe për skeptikët më të mëdhenj. Zgjedhjet lokale u mbajtën në një atmosfere të qetë demokratike por befasuan me rezultate. Befasia me e madhe ndodhi me LVV e cila në rundin e parë nuk e fitoi asnjë Komunë. Edhe raundi i dytë i votimeve ku garuan 21 komuna në balotazh LVV gati u përmbysë në shumicën e komunave, duke i fituar vetëm katra sosh, Gjilanin dhe nja tri te tjera jo fortë të rëndësishme”, ka thënë ai.

Sipas Maxharrajt, PDK-ja dhe LDK-ja i fituan komunat të cilat konsideroheshin favorite të Vetëvendosjes.

“PDK dhe LDK fituan pjesën dërmuese të komunave, bile i fituan edhe ato komuna të mëdha që konsideroheshin favorite të LVV dhe të cilat ishin në avantazh në rundin e parë me rezultat të ngushtë. Por befasi ishte edhe AAK e cila korri rezultat te papartishëm duke i fituar 5 komuna, bile edhe Gjakovën. Pra, me shumë se sa edhe LVV”, ka thënë ai.

Profesori i ka shpjeguar shkaqet se pse Lëvizja Vetëvendosje e arriti këtë rezultat në këto zgjedhje.

“Por pse ndodhi kjo befasi si është e mundshme kjo ti ndodhë LVV e cila ne zgjedhjet Parlamentare shkaktoi termet zgjedhor duke i votuar mbi 50% të elektoratit. Ku janë shkaqet e lëvizjes së këtilla të votuesve?!Pse, votuesit elektorati lëvizi nga partitë opozitare nuk qëndron fakti se ato për gjatë këtyre shtatë-tetë muajve sa janë në opozitë e bënë ndonjë reformë të brendshme”, ka thënë profesori Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat