Juristi tregon arsyen pse po “stagnon” arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Politika

Juristi tregon arsyen pse po “stagnon” arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Tash e sa kohë vazhdon dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.

Kosova nga Serbia kërkon njohje për stabilizimin e fqinjësisë së mirë, por ajo e kundërshton kategorikisht.

Deri tani, mes dyja vendeve janë nënshkruar vetëm disa marrëveshje.

Juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se SHBA në këtë proces mund të angazhohet vetëm në mënyrë të veçantë, duke ndërtuar së bashku me BE-në një marrëveshje unike.

“BE e ka mandatin, tash SHBA e kanë pranuar këtë realitet se udhëheqës është BE. SHBA mund të angazhohen në mënyrë të veçantë, këto të dyja mund të ndërtojnë një marrëveshje unike të diskutueshme nga palët dhe ta pranojnë në fund njëherë. Nëse nuk ka interes që të ketë një dokument unik të përgatitur nga BE dhe SHBA, nuk mund të ketë zgjidhje, por ka stagnim dhe jo zgjidhje të përhershme, pra duhet të bashkëpunojë edhe Kosova edhe Serbia”, ka thënë ai.

Ai deklaron se Serbia nuk është e interesuar për një marrëveshje përfundimtare me Kosovës.

“Serbia nuk ka ndonjë interesim përfundimtar për të bërë marrëveshje, prolongimi është politik serb pra nuk ka zgjidhje”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat