Alarmi për zbrazjen e Kosovës / Haradinaj, Thaçi, Mustafa… ua vodhën shpresat shqiptarëve

Politika

Alarmi për zbrazjen e Kosovës / Haradinaj, Thaçi, Mustafa… ua vodhën shpresat shqiptarëve

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 15 janar 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Në Kosovë mijëra të rinjë dëshirojnë ta lënë vendin për të ikur në vendet perëndimore, me shpresë për të siguruar jetën e tyre.

Kjo u dëshmua muajin e kaluar kur në ambasadën e Gjermanisë, aplikuan mbi 56 mijë qytetarë për viza.

Mjaftoi ky lajm që përfaqësuesi më agresiv i opozitës Ramush Haradinaj të hidhet në sulm dhe akuza, duke u munduar që këtë ngjarje ta shoh si dështim në qeverisje, pavarësisht që sipas të dhënave të deritashme rritja e ekonomisë të jetë rreth 9%, sipas disa vlerësimeve edhe 10, apo sipas FMN-së 7.5%.

Zbrazja e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ramush Haradinaj, duke e shprehur shqetësimin e tij për numrin e madh të atyre që aplikuan për viza, e ka kritikuar qeverinë Kurti për të cilën ka thënë se ajo njihej si qeveria e shpresës, por që nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat