Kosova t’i sigurojë ilaçet e Pfizerit dhe Merck-ut për ta shpëtuar vendin nga ndonjë katastrofë spitalore

Politika

Kosova t’i sigurojë ilaçet e Pfizerit dhe Merck-ut për ta shpëtuar vendin nga ndonjë katastrofë spitalore

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 25 janar 2022 Në ora: 08:02
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi

Duket se së shpejti do të kemi një krizë spitalore me rritjen rapide, prej mbi 30% të numrit të infektuarve në baza ditore, që kur u përhap në Kosovë, varianti i ri kovidit Omicroni.

Kosova përveç që ka pasur dështime në menaxhim të pandemisë nga qeveritë, ajo ka dështuar në masë edhe për shkak se shumë mjekë, sidomos në qendra rajonale kanë refuzuar në heshtje shërbimin etik dhe profesional, duke shkaktuar rritje të numrit të vdekshmërisë.

Një valë e re me dyndje spitalore të pacientëve do ta rikthente krizën e vitit të shkuar në mars dhe në gusht, kur edhe vdekshmëria ishte e lartë.

Edhe pse për një kohë të shkurtër filloi rënia e rasteve me Covid-19, në muajt e fundit ka pasur përsëri rritje, me ç’rast numri i të infektuarve ka arritur pothuajse në 3 mijë.

Së fundmi, qeveria aktuale e Kosovës ka miratuar masa të reja të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat