Krijimi i Asociacionit, Halil Geci ‘thumbon’ Lajçakun: Lamtumirë! Vjosa e Albini nuk nënshkruajnë kapitulimin e atdheut!

Politika

Krijimi i Asociacionit, Halil Geci ‘thumbon’ Lajçakun: Lamtumirë! Vjosa e Albini nuk nënshkruajnë kapitulimin e atdheut!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:54
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Krijimi i Asociacionit është po thuajse thirrja e secilit ndërkombëtarë që flet për Kosovën dhe një marrëveshje të mundshme me Serbinë.

Më të zëshëm për këtë janë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të dy së bashky me të dërguarin e Francës, Emmanuel Bonne, atë të Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltarin e Qeverisë italiane, Francesco Talo, qëndruan dje në Kosovë dhe Serbi.

Lajçakut i ka reaguar veprimtari i LDK-së, Hlil Geci, i cili shton se, ai së bashku me Josep Borrellin kanë dalë hapur në krahun e Seribisë.

“Angazhimi i fuqishëm i SHBA-s, BE-së dhe ekipa e  vendeve më të fuqishme të perëndimit, të dërguar si emisarët e paqes po tregojnë se kanë marrë fund shakatë e dikurshme në mes Thaçit, Vuçiqit, Isës, Ramës dhe mbështetësve të tyre që tashmë po kerkojnë nga Albini ta jetësojnë zajednicën me kompetenca ekzekutive e të nënshkruar dy herë nga tradhtarët e atdheut, dhe e ratifikuar nga deputetët tradhtarë, duke anashkaluar 23 shkeljet që i gjeti Gjykata Kushtetuse”, thotë Geci.

Ai shprehet se, Lajçakut dhe ekipës të komisarëve perëndimor Gabriel Eskobar, Emmanuel Bone, Jens Ploter, Francesco Talo duhet të iu themi se Vjosa dhe Albini nuk nënshkruajnë kapitulimin e atdheut.

“Për ta nënshkruar këtë tradhti thirrni pasardhësit e dy partive PDK-LDK, dhe mbështetësit e partive të vogla, por as ata nuk do të munden të ju ndihmojnë, derisa kjo tokë ka shqiptarë, që ua luaj kupen e qiellit atyre që i bëjnë këtë tradhti atdheut, ata që tentojnë ta bëjnë bosnjëzimin e Kosovës, duke bërë shtet në shtet, kot e keni...!”, thotë ai.

Sipas tij, Lajçak e quan të gatshëm Vuçiçin për arritje të marrëveshjes, duke konsideruar se Kosova sipas Lajçakut po krijon probleme.

“Zoti Lajçak zajednicën e nënshkruar nga tradhtarët e atdheut, që ti dhe Serbia po e kerkoni mos u lodhni se tanimë ajo është e kotë. Sikur Rugova të pranonte këte çka po kërkon Lajçaku dhe Vuçiq, që të nënshkruhet për së treti herë tradhtia nuk do të derdhej i gjithë ai gjak. Prandaj lamtumirë z. Lajqak”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat