Favorizoi Serbinë/ Profesori nga Amerika i kundërpërgjigjet deputetes Musliu – ky është synimi!

Politika

Favorizoi Serbinë/ Profesori nga Amerika i kundërpërgjigjet deputetes Musliu – ky është synimi!

Nga: M.Haziri Më: 24 janar 2023 Në ora: 09:51
Albin Kurti dhe Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se deputetët nuk e kanë asnjë informatë se çka është duke ndodhur me dialogun.

Megjithatë, Musliu ka thënë se Serbia qëndron shumë më mirë se Kosova.

Serbia e ka shumë të qartë çështjen e dialogut, është barrikaduar, është pozicionuar qe shumë vjet dhe nuk lëviz nga pozicionet”, ka thënë Musliu.

Në këtë mënyrë deputetja vazhdon ta mbajë anen që PDK tash e disa vite po mbanë, atë të Serbisë.

E në lidhje me këtë ka folur për “Bota sot”, profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se kjo deklaratë e Musliut vjen pasi e njejta përkrahë iden e serbëve për ta ndarë Kosovën.

E saktë është kjo se çfarë thuani z.deputete G.Musliu.se Serbia vërtetë është barrikaduar, është pozicionuar qe shumë vite dhe nuk lëvizë nga pozicioni.

Por a dini pse?

Sepse, Serbia që 12 vite në dialog nuk e ndryshon qëndrimin në dialog. Serbia nuk e ka dert për pozitën e serbëve në veri.Vuçiqi, serbët e veriut përmes kriminelëve si Radojçiqi, Rakiqi, Veselinoviq ata i përdorë si vegla për të realizuar kërkesën që dikuar diskutohej me krerët liderët shtetëror të Kosovës për mundësin e ndarjes apo korrigjimi e kufijve të Kosovës.Një frymë e tillë z.Ganimete vërehet edhe sot e kësaj dite në udhëhqjen më të lartë të PDK”, u shpreh ai.

Analisti më tej thekson që Musliu nuk largohet nga ideja që të ketë ndarje të Kosovës, qoftë nga veriu i vendit qoftë përmes Asociacionit.

Pra, z Ganimete Musliu, dëshiron dhe nuk heqë dorë nga veriu i Kosovës qoftë duke e ndarë apo qoftë përmës Asociacionit një etnik serb. Në te dya këto kërkesa, pra Serbia është pozicionuar është barrikaduar nuk po lëshon pe, bile për këtë e bëri hallakam edhe bashkeësinë ndërkombëtare e cila si duket po ia luan syrin Serbisë”, thotë analisti.

Në fund, profesori ia bën me dije Musliut që Kosova ka pozicionin e saj dhe nuk do të lëshoj pe ndaj kërkesave të Serbisë për Asociacionin.

Por, mos harro se qeveria e Kosovës e ka pozicionin e vetë, nuk dëshiron të lëshoi pe ndaj kërkesave të Serbisë siç është Asociacioni një etnik që në fakt një “Republika Srpska” brenda Kosovës që pas pak vitesh me referndum kërkon të ndahet”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat