Ish-agjenti kërkon gjykimin për tradhti kombëtare të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

Politika

Ish-agjenti kërkon gjykimin për tradhti kombëtare të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

Nga: Nehat Shaqiri Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:29
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, po e kundërshton formimin e asociacionit në Kosovë.

Ai madje po kërkon edhe gjykimin për tradhti ndaj atdheut të ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, të cilët kanë nënshkruar asociacionin në vitin 2013, reskeptivisht 2015.

Miftari thotë se gjykimi i tyre është obligim i Kosovës.

“Kosova nuk e ka fare obligim që të formojë asociacionin etnik serb. Kushtetuta e ka rrëzuar atë obligim, por Kosova, Prokuroria e shtetit e ka për detyrë ngritjen e aktakuzës për tradhti ndaj vendit, ndaj popullit kundër Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, thotë Miftari.

Ai i quan vazalë Thaçin e Mustafën.

“Vazalët e korrupsionit dhe shtetit serb, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë nënshkruar këtë asocaicion dhe kjo i bie se duhej bëjë vetëvrasje populli shqiptar”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova pa kontrollin e liqenit të Ujmanit, ujit të pijës për krejt territorin e Kosovës dhe pa Trepçën dhe kodrinën strategjike ushtarake në majen e Paniqit, vendi yn është mini shtet.

“Kjo do t’i bie se Serbia e kontrollon Kosovën”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat