Millanoviq tha se Kosova është marrë nga Serbia/ Profesori: T’i themi dhe ne se çka ka marrë Kroacia nga Serbia

Politika

Millanoviq tha se Kosova është marrë nga Serbia/ Profesori: T’i themi dhe ne se çka ka marrë Kroacia nga Serbia

Nga: A.SH Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:52
Zoran Millanoviq

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, dje ka bërë një deklaratë qw u konsiderua si skandaloze mbi Kosovën.

Presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia.

Në lidhje me këtë profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot” ka komentuar mbi deklaratën e presidentit kroat Zoran Millanoviq se “Kosovën e kemi ankesuar nga Serbia”.

“Kosova është marrë nga Serbia. A e kemi njohur Kosovën, po. A qëndroj me Kosovën, po. Por kur diçka bëhet pa vullnetin e shtetit, të cilës Kosova i përkiste, e që është Serbia – ishte vetëm çështje kohe kur rusët apo pala e tretë do ta bënte të njëjtën gjë”, shtoi Millanoviq.

Image
Sulejman Mehazi

 

Ai thotë se presindeti kroat i bie të jetë kundër Kosovë dhe jo vetëm, por edhe kundër shtetit të vet, duke shtuar se deklarata e tij nuk është aspak diplomatike.

“Sipas emrit Zoran dhe mbiemrit Millanoviq na lejohet të themi, se presidenti i Kroacisë më shumë është serb sesa kroat, jo se është kundër Kosovës, por edhe kundër shtetit të vet duke e përkrahur Serbinë, deklarata e tij se Kosova i është marrë Serbisë nuk është aspak diplomatike, e logjikshme, e arsyeshme dhe argumentuese, por emocionuese, simpatizuese e dashurore ndaj Serbisë”, ka thënë ai.

Tutje, shton se nëse Millanoviqi, deklaroi se Kosova është marrë nga Serbia, pse dhe ne mos të themi se, Kninska Republika brenda Kroacisë është marrë nga Serbia.

“Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviqi, nuk është fëmijë apo abnormal që mos ta dijë se Kosova njësoj si Kroacia ka qenë element konstituiv i Federatës Jugosllave, dhe presidenti i Kroacisë, Millanoviqi, e di fortë mirë sesi Millosheviqi e masakroi Kosovën jo vetëm nga Federata e ish-Jugosllavisë, por edhe fizikisht, shpirtrisht, territorialisht duke vrarë dhunuar, dëbuar e masakruar qytetarët e Kosovës. Shumë më e logjikshme, më argumentuese do të ishte të thoshim se, përkundrazi, Kroacia ia mori me dhunë Serbisë, Kninska Republikën serbe, sesa Kosova që në Federatën e Jugosllavisë ishte e barabartë me Serbinë e pas vdekjes së Titos, Serbia Kosovën e mori me dhunë nga kushtetuta e Federatës jugosllave duke e futur në kushtetutën e saj serbe.

Nëse kryetari i Kroacisë, Zoran Millanoviqi, deklaroi se Kosova është marrë nga Serbia, pse dhe ne mos të themi se, Kninska Republika brenda Kroacisë është marrë nga Serbia”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat