Dialogu Kosovë-Serbi në ‘pikën kritike’, flet ish-ambasadori holandez: Vuçiq mund të fshihet pas kësaj gjëje!

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi në ‘pikën kritike’, flet ish-ambasadori holandez: Vuçiq mund të fshihet pas kësaj gjëje!

A.Morina Nga A.Morina Më 31 janar 2023 Në ora: 19:40
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Për momentin, dialogu Prishtinë-Beograd gjendet në një fazë delikate, ku Qeverisë së Kosovës po i bëhet trysni për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mirëpo, ajo se çfarë nuk po përmendet shumë dhe nuk po e merr vëmendjen e duhur është kërkesa për njohjen reciproke mes dy shteteve.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh se njohja reciproke është ende larg, kjo për shkak të Vuçiqit dhe lajmeve të rreme në Serbi.

“Mendoj se njohja e ndërsjellë është shumë larg, pasi Vuçiç thotë ende se duhet të hidhet në referendum dhe me popullsinë që ushqehet vazhdimisht me lajme të rreme nga udhëheqësit e tyre, nuk do të pranojnë. Pra, Vuçiq mund të fshihet pas kësaj”, deklaroi ai.

Bosch nuk u shpreh shumë i entuziazmuar për Asociacionin, por që tha se duhet të bëhet, por vetëm sipas vendimit të Kushtetueses.

“Fatkeqësisht, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të krijohet sipas vendimit të GJK-së për të vendosur propozimin franko-gjerman”, theksoi ish-ambasadori holandez.

Ndër të tjera, Bosch tha se kryeministri Kurti ka të drejtë, por tani situata është e tillë dhe Kosova nuk duhet të shihet si pala që po e pengon procesin e dialogut.

“Sigurisht që nuk është mirë të kesh komuna me bazë etnike në një vend që supozohet të jetë multikulturor, Kurti ka të drejt, por situatë është ashtu siç është. Kosova nuk duhet parë si ajo që po e zavrrit procesin”, përfundoi Robert Bosch për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat