“Albin Kurti nuk lëshon pe edhe kur kërcënohet” – Profesori tregon kur mund të flet me Vuçiqin për Asociacionin!

Politika

“Albin Kurti nuk lëshon pe edhe kur kërcënohet” – Profesori tregon kur mund të flet me Vuçiqin për Asociacionin!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:52
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, profesor Binak Maxharraj përsëri ka kritikuar opozitën në Kosovës.

Kjo pasi opozita nuk po e përkrahë Qeverinë Kurti në dialogun me Serbinë.

Maxharraj thotë se, opozita po e atakon Kurtin rreth nenit 7 të marrëveshjes evropiane për Kosovën e Serbi.

Maxharraj thotë se asociacioni është si pasojë e opozitës së sotme, të cilët e kanë nënshkruar më 2013 dhe 2015.

“Ata nuk ishin në gjendje të zgjidhnin vet këtë punë, por ia lanë qeverisë Kurti te dera. Kurti nuk po lëshon pe as kur i kërcënohen. Duket se Kurti do të luftojë deri në fund për shtetin e Kosovës që mos të ndodh Asociacioni”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, asociacioni nuk ëstë pjesë inkluzive e planit franko gjerman.

“Në nenin 6 të këtij plani, ceket se për zgjidhjen e çështjeve të mbetura të pazgjidhura deri tani, duhet të bisedohet dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare e cila mund të arrihet vetëm me dakordimin e dyanshëm. Vetëm kështu duhet mund të jetë e qëndrueshme dhe ligjërisht e obligueshme për të dy palet dhe nuk mund t’i imponohet një asociacion me kompetenca ekzekutive që rrezikon rendin kushtetutes dhe shtetësinë e vendit tonë”, thotë ai.

Profesori shton se edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë janë pajtuar me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Kryeministri Kurti po duket i prerë edhe në Kuvendin e Kosovës ku tha se “Zajednicën e sollët ju në Kuvend, dhe Zajednica nuk kalon”. Prandaj Zajednica nuk ka kaluar në gjykatë, e nuk kalon as në popull. Zajednica nuk kalon as në kryeministri e as në Qeveri, por këtu në Kuvend ata e kanë sjellur me liderët e shantazhuar dhe të përulur të Serbisë”, potencon ai.

Sipas tij, Vuçiqi po kërkon vetëm formimin e Asociacionit një etnik serb.

“Albin Kurti nuk pranon që tani për tani të bisedohet lidhur me Asociacionin, dhe për këtë mund të bisedohet vetëm atëherë kur Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat