“Ajo çka dëgjova më shqetësoi”, gazetari serb komenton vizitën e Lajçakut në veri/ Ja si u ndihmua Beogradi

Politika

“Ajo çka dëgjova më shqetësoi”, gazetari serb komenton vizitën e Lajçakut në veri/ Ja si u ndihmua Beogradi

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 maj 2023 Në ora: 18:03
Mirslav Lajçak

Vizita e emisarit të Bashkimit Evropian, Mirslav Lajçak, në Kosovë e veri të saj kishte sjellë shqetësim të tij.

Lajçak pas vizitës në veri, është shprehur se “ajo çka dëgjova më shqetësoi”, duke ritheksuar nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi duke kërkuar përqendrim të plotë në normalizim.

“Më pas vazhdova vizitën në veri të Kosovës për t’u takuar me bashkëbisedues të ndryshëm nga shoqëria civile dhe partitë politike dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova më shqetësoi. Prandaj, ritheksova nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi dhe përqendrim të plotë në normalizimin”, ka thënë emisari i BE-së.

Rreth shqetësimit të emsiarit të BE-së, ka folur edhe gazetari serb në veri, Branislav Krstic.

Krstic duke folur për “Bota sot”, ka thënë se Lajçak është i hutuar dhe ai gjithashtu është i shqetësuar.

“Natyrisht, Lajçak është i hutuar. Edhe unë jam i shqetësuar. Nuk mund të detyrosh targat me zor, nuk mund të kesh zgjedhje me çdo kusht, nuk mund të detyrosh demokracinë me zor, problemi është i dukshëm edhe me ngritjen e autoriteteve të reja vendore pa legjitimitet. Për kë janë zgjedhjet? Kujt do t'i shërbejnë autoritetet e reja? A nuk është qëllimi të sundosh në veri të vendit?! Gjithçka u krye në mënyrë të njëanshme dhe pa strategji dhe pa strategji daljeje. Me vendime të tilla, qeveria e Kosovës destabilizoi veriun e vendit dhe vetëm e ndihmoi Beogradin zyrtar. Qytetarët e nacionalitetit serb të Kosovës kanë nëntë muaj pa mbrojtje institucionale dhe kjo është një hije e errët për qeverinë që promovon një shoqëri demokratike dhe multietnike”, shprehet Krstic.

Image
Branislav Krstic

Gazetari serb nuk pajtohet me kryeministrin e Kosovës kur pretendon se serbët në Kosovë janë “super pakicë”, gjersa shton se nga Kosova janë dëbuar më shumë se njëqind mijë serbë dhe për këtë janë të njoftuar tjerët.

“Serbët në Kosovë janë “super pakicë” dhe nuk mund të pajtohem me kryeministrin Kurti që pretendon se nuk është. Epo, Kosova nuk ishte krahinë e Bosnjës, Egjiptit apo Turqisë, por e Republikës së Serbisë. Më shumë se njëqind mijë serbë u dëbuan nga Kosova dhe kjo është e qartë për grupet e interesit euroatlantik dhe administratën amerikane. Fatkeqësisht në Kosovë të gjithë po lëpijnë vetëm plagët”, thekson Krstic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat