“Arkivat e fshehura të Serbisë”, opinionisti me deklaratë të fortë: Ja pse Vuçiq refuzon t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovën!

Politika

“Arkivat e fshehura të Serbisë”, opinionisti me deklaratë të fortë: Ja pse Vuçiq refuzon t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovën!

Nga: A.M. Më: 14 mars 2024 Në ora: 22:21
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Negociatat Kosovë-Serbi kanë stangnuar, nuk ka përparim në këtë aspekt.

Shteti serb refuzon të zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani me Kosovën, derisa nuk pranon ta nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit.

Dialogu ka ngecur tash e sa muaj, derisa ndërkombëtarët nuk po arrijnë të gjejnë “çelësin” e duhur për “rihapjen” e bisedimeve mes dy palëve.

Ndërkaq, sa i përket Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit – që u arrit vitin e kaluar – BE-ja ka thënë se palët nuk kanë nisur ta zbatojnë atë.

E për këtë gjë, Kosova akuzon Serbinë për pengim të kësaj marrëveshjeje.

Opinionisti Dedë Preqi në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë, e të cila shteti serb refuzon t’i zbatojë.

Specifikisht, ai përmendi planin franko gjerman, ku disa nene të tij, presidenti serb i kundërshtoi kategorikisht, pasi nuk dëshiron që Kosova të përparojë në aspektin e integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Kosova dhe Serbia, i bënë disa marrëveshje me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel dhe vende tjera, për të arritur deri te një pajtueshmëri në mes palëve në përmirësimin e marrëdhënieve dhe arritjen e paqes ndërnjerëzore në mes këtyre dy vendeve, duke iu afruar nga BE-ja, edhe modeli i njohur franko-gjerman, ku njëri dhe tjetri vend do udhëheqën nga parimet e barazisë së kombeve të bashkuara në pavarësimin e pavarësisë, integritetit territorial, e drejta e vetëvendosjes, të drejtat e njeriut dhe mos pengimi i njëri tjetrit në rrugët integruese.

Mirëpo, Serbia i kundërshton kategorikisht disa nene të kësaj marrëveshje dhe i konsideron problematike parimet e kësaj marrëveshje franko-gjermane, që do ta ndihmojnë Kosovën, sepse tri nene të kësaj marrëveshje mund t’i hapin rrugë këtij shteti në anëtarësimin në OKB, si edhe integrimin e këtij vendi në strukturat euroatlantike”, theksoi opinionisti.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Krahas kësaj, Preqi komentoi edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe rëndësinë e saj drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

“Duhet veçuar edhe Marrëveshjen e Ohrit, në mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE-ja, për një qëllim të normalizimit të marrëdhënieve politike dhe paqësore në mes këtyre dy vendeve, përmes një plani prej 11 pikave kryesore, duke u mbikqyrur nga një komunitet i përbashkët monitorues i kryesuar nga BE-ja.

Mirëpo, pas një kohe të shkurtër Serbia i shkeli këto marrëveshje, e cila votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe kjo i kërcënoi vendet e rajonit, të cilat votuan pro-Kosovës, se nuk do ta respektonte më integritetin teritorial të tyre, siç ishte Mali i Zi, Bosnja Hercegovina, Maqedonia veriore dhe ato vende që abstenuan në favor të Kosovës”, nënvizoi ai.

Më tej, opinionisti foli edhe për Asociacionin dhe modelin që Kurti e Kosova e propozuan, e që ishte i ngjashëm me Asociacionin e Koracisë.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosovës, sa i përket Asociacionit të komunave serbe, propozuan edhe modelin e Asociacionit të komunave serbe në lindje të shtetit të Kroacisë, duke e dhënë këtë propozim edhe në Bruksel, i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike, që ka kompetenca «vetëmenagjuese», dhe të drejtat e serbëve dhe integrimin e tyre në shoqërinë kroate, i cili model iu refuzua nga pala serbe, si një model i pa arsyeshëm, që të zbatohet në Kosovë”, shpjegoi Preqi.

Ndër të tjera, ai potencoi faktin se si Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e arritur për zbulimin e varrezave dhe personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Ai tha se Vuçiqi, nuk dëshiron t’i hapë arkivat e fshehura të krimeve serbe ndaj shqiptarëve.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, arritën një marrëveshje në muajin maj të vitit të fundit 2o23, për identifikimin dhe zbulimin e varrezave në gjetjen e personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës së fundit, me ç’rast nuk u akorduan asnjëra palë, sepse Vuçiqi, nuk dëshiron t’i hapë arkivat e fshehura të krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve, me ç’rast janë edhe 1600 të pa gjetur, që janë dikund të fshehur nga autoritet e krimineleve të Serbisë.

Kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosovës, kishte marrë garanci nga BE-ja, dhe SHBA-ja, për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat do të ishin të dhimbshme, por duhet t’i pranojmë, sepse jemi shtet dhe të sillemi si të tillë, që nuk mund t’i shmangemi detyrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat kemi rënë dakord për t’i kryer këto detyrime, që na i jep edhe përcakton Kushtetuta e këtij vendi”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat