“Kurti nuk është fajtor”/ Ish-gjenerali shqiptaro-amerikan tregon i kujt ishte ky plan - “Godet” ashpër ‘komandantët’

Politika

“Kurti nuk është fajtor”/ Ish-gjenerali shqiptaro-amerikan tregon i kujt ishte ky plan - “Godet” ashpër ‘komandantët’

Nga: A.SH Më: 16 mars 2024 Në ora: 12:04
Manastiri i Deçanit

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar pas kritikave që po i bëhen Albin Kurtit, mdas vendimit prë dhënie e 24 ha tokë Manastirit të Deçanit.

Ai ka thënë se këtë vendimi Gjykata Kushtetuese e mori këtë vendim para 10 viteve dhe ta bëjnë Kurtin tash fajtor për këtë është gabim.

“Kush është fajtor?

Kryeministri, më së fundi, nën një presion të fuqishëm nga ana e SHBA0së, Albin Kurti, zyrtarisht u detyrua t’ia kthej patruarkls së Deçanit. A është Albini fajtor? Gjykata Kushtetuese e Kosovës e mori këtë vendim para 10 viteve.

Për çdo qeveri e përparshme, për një arsye apo tjetër refuzoi.

Albini nuk pati rrugëdajle, se këtë punë e bëri.

Gjykata e ndal dhe dhoma kushtetuese.

Me bë fajtor Albini, është një gabim”, thotë ai.

Më tej ish- gjenerali shqiptaro-amerikan, tregon se Deçani me rrethinë, ju dorëzua Kishës Ortodokse serbe në vitin 1974.

Por, plan të njejtë kishte edhe Millosheviqi ndaj shqiptarëve.

“Deçani me rrethinë, ju dorëzua Kishës Ortodokse serbe në vitin 1974 me urdhër të Aleksander Rankoviqit, me dijeni e plotë të Fadil Hoxhës. I vetmi kundërshtim erdhi nga mosha piade, Enver Hoxhës, Petar Stamoblliqit, Vukmanoviq Tempo, Eduard Kardellit dhe Ymer Pula.

Vendimi ishte 100% i Rankoviqit se ky kishte problem me bandat çetnike të cilit ishin kundër çdo gjë që i përkëledh shqiptarët, dhe qe e dojshin që Kosova të mos ekziston si nismë administrative.

Në vitin 1993/94, unë me kërkesë të autoriteteve të SHBA-së, për 3 ditë u takova me Mahmut Bakallin se në (SHBA) ishim në dijeni se plani i Millosheviqit ishte që aspiratat e shqipëtarëve të zhduken krejtësisht.

Plani i Millosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë ishte i njejti si plani i Rankoviqit dhe i Drazha ihajloviqit.

Të kthehmi te Mahmut Bakalli. Autoritet tona dhe të Anglisë, e shihnin Muhamut Bakallin si një larama për kah ideologjia, ma afër politikës sonë ndaj Kosovës. Do gjëra në këtë postim postim unë i kam marrë prej Mahmut Bakallit.

Ne frikësoheshim se stalinistat e Kosovës në krye me Adem Demaçin (Mendelen e Kosovës) do t’ia mërrijnë qëllimit që do të dalin fitues që një gjë e tillë nuk ishte qëllimi i jonë”, shprehet ai.

Në fund, thotë se Millosheviqi gati ja mbërrini qëllimit dhe në verë të 1999, e anuloi autonominë e Kosovës duke e ditur tashmë rezultatin.

Ai godet edhe “komandatët” e pasluftës të cilët nuk kishin për qëllim çlirimin e Kosovës por plaqkitjen e saj dhe vjedhjen e pasurisë.

Ai tutje, hedh krtika nga LDK, PDK e AAK-së, duke bërë çmos të kthehen në pushtet edhe pse janë duke e bërë këtë punë shëmtuar me ndihmën e disa qarqeve që nuk ja dojnë të mirën Kosovës.

“Millosheviqi gati ja mbërrini qëllimit dhe në verë të 1999, e anuloi autonominë e Kosovës. Konflikti filloi në Kosovë dhe të gjithë e dimë rezultatin. Komandantat erdhën në fuqi. Dhe ja nisën me veprën e parapërgatitur. Vepra/qëllimi i tyre nuk ishte çlirimi i Kosovës – por plaqkitja dhe vjedhja e pasurisë së saj. Udhëheqja e AAK-së në krye me klanin Haradinaj dhe klanin e Drenicës në krye me fmailjet e ngushta të tyne si Hashim Thaçi dhe anëtarët e tjerë të “prontos”, u bënë milionera, në një anë, e në anën tjetër, rinia është tu e lëshu fshatrat dhe qytetet. Opozita, tash janë qu bë çmos të kthehen në pushtet edhe pse janë duke e bërë këtë punë shëmtuar me ndihmën e disa qarqeve që nuk ja dojnë të mirën Kosovës.

Disa të opozitës nuk u kënaqën që dorëzuan një pjesë të tokave shqiptare të Malit të Zi (e dijmë kush ishte kryeministër Kosove)

E do të tjerë të LDK-së/PDK-së erdhën në Uashington në vjeshtë vitit 2020, u bën miq me Trumpin/Grenellin, dhe ish mëse gati me ja dhënë/falë veriun e Kosovës me gjithë Trepçën Serbisë t’u pranu kushtet e Serbisë me krijimin e Asociacioneve me shumicë serbe me autonomi ekzekutive.

PS. Unë e kam nëj propozim të vogël për qeverinë e Kurtit dhe për parlamentin e Kosovës: Me e pru një ligj të fuqishëm dhe me ja konfiskue 80% të pasurisë atyre që u bënë milionera mbas 2 janarit 2020”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat