Tomë Gashi flet për vendimin ndaj pronave të Manastirit të Deçanit, tregon disa detaje nga gjykimet e kaluara - përmend pikën 32!

Politika

Tomë Gashi flet për vendimin ndaj pronave të Manastirit të Deçanit, tregon disa detaje nga gjykimet e kaluara - përmend pikën 32!

Nga: M.Haziri Më: 16 mars 2024 Në ora: 18:03
Tomë Gashi

Vendimi i Qeverisë së Kosovë për Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë, ka arritur të sjellë reagime të mëdha.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se duhet shikuar këtë situatë kronologjikisht dhe të shikohet në detaje se si ka qëndruar ngjarja që nga viti 1997, pasi lënda ka qëndruar mbi 8 vite në Gjykatën Komunale të Deçanit.

“Nëse kërkohet me u anulu një vendim për falje që ka qenë në vitin 1997, duhet të i ketë faktet dhe me shiku juridikisht atë vendim në mënyrë që të ketë sukses në Gjykatë, me sa e kam pa unë kjo lëndë ka qëndru mbi 8 vite në Gjykatën Komunale të atëhershme në Deçan. Nëse Gjykata për 7 ose 8 vjet nuk ka vendosur a me prish a po jo këtë kontratë për falje që administrata e Millosheviqit e ka kthyer në pronë Manastirit të Deçanit, që duket iu ka marr në vitin 1946 kur ka qenë reforma agrare. Është e palogjikshme, pasi dy herë iu është dhënë rasti ta kundërshtojnë: në Dhomën e Posaçme të Supremes së Kosovës edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, u shpreh ai.

Në fund, avokati përmend pikën 32 e cila tregon që nuk është kundërshtuar më herët ky vendim fare.

“Është pika 32 që shkruan se këta fare nuk e kanë kundërshtuar këtë vendim dhe është bërë marrëveshje gjyqësore gjatë procesit me Gjykatën Supreme”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë që vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është marrë në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën.

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat