Deputeti gjerman: Nëse Kosova plotëson këto kritere, do të shpërblehej menjëherë

Politika

Deputeti gjerman: Nëse Kosova plotëson këto kritere, do të shpërblehej menjëherë

Nga: H.O. Më: 17 mars 2024 Në ora: 07:59
Knut Abraham

Në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham ka folur rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai është pyetur nëse do të ketë rezultat përfundimtar ky dialog dhe deputeti gjerman thotë se BE-ja duhet në këtë rast të ju ofrojë të dyja vendeve një perspektivë tërheqëse.

“Së pari, BE-ja duhet të rivendosë nxitjen kryesore për të dyja vendet për t'u përfshirë në dialog kuptimplotë. Për këtë, BE-ja duhet t'u ofrojë të dyja vendeve një perspektivë tërheqëse të BE-së, e cila është e bazuar në merita dhe e arritshme brenda disa viteve të ardhshme. Nëse anëtarësimi i plotë nuk është i mundur përpara se BE-ja të kalojë reformat e brendshme, atëherë një perspektivë po aq tërheqëse – siç është anëtarësimi në tregun e vetëm të BE-së me katër liritë – duhet të ofrohet si një hap i përkohshëm”, vlerëson ai.

Ai thekson tutje se më këtë ide, BE-ja do të rivendoste nxitjen për dialog kuptimplotë.

“Për këtë ide edhe në të kaluarën kanë shprehur përkrahje kryeministri Kurti dhe ministri serb për Integrime në BE. Nëse BE-ja e bën këtë ofertë tani dhe garanton se çdo vend që përmbush kriteret, përfshirë sundimin e ligjit, mund të bëhet anëtare e plotë e tregut të përbashkët të BE-së, kjo do të rivendoste nxitjen për dialog kuptimplotë. Nëse Kosova përmbush kriteret do të shpërblehej menjëherë”, vlerëson deputeti Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat