“Duhet urgjentisht” - avokati zbulon a do të ketë pasoja nga SHBA për Kurtin, pas mosbindjes për dinarin: Gaboi me Manastirin!

Politika

“Duhet urgjentisht” - avokati zbulon a do të ketë pasoja nga SHBA për Kurtin, pas mosbindjes për dinarin: Gaboi me Manastirin!

Nga: A.Zh Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:35
Spartak Ngjela

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta pezullojë vendimin për ndalimin e monedhës serbe në Kosovë.

Emisari amerikan, ka thënë se shpreson që të gjendet një zgjidhje të martën, kur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

Në një intervistë për REL, pas vizitës së tij në Kosovë, Escobar ka thënë se arsyetimi i Kurtit, ishte që vendimi për dinarin, është i “një institucioni të pavarur – Bankës Qendrore të Kosovës”.

“Kryeministri tha se ky është një vendim i një institucioni të pavarur, në të cilin ai nuk dëshiron të përfshihet. Ose që kjo është një telashe për njerëzit që mund të tejkalohet lehtësisht ose që mund të zëvendësohet me pagesa nga Qeveria e Kosovës. Por, asnjëra nga këto nuk do të ndodhin shpejt. Për këtë arsye ne po kërkojnë shtyrje të zbatimit”, ka deklaruar ai.

Por, me vendimin e institucioneve të Kosovës për heqjen e dinarit, po pajtohet avokati shqiptar Spartak Ngjela. Duke folur për gazetën “Bota sot”, ai ka kërkuar që dinari të hiqet urgjentisht nga Kosova.

“Për dinarin, Kurti ka të drejtë. Duhet hequr urgjentisht. Dinari është monedha e ish-pushtuesit”, ka thënë Ngjela.

Teksa ka përmendur pasoja të “padëshirueshme”, zyrtari amerikan Gabriel Escobar është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka thënë se nuk do të ketë masa ndaj Kosovës për dinarin, por vetëm pasoja.

“Jo... Dua të them, fakti është që ne po përpiqemi ta ndihmojmë atë të kujdeset për qytetarët e tij. Dua të them se jemi pothuajse në një pikë ku po përpiqemi shumë të punojmë me të. Tani, pyetja nuk është nëse do të ketë masa, por padyshim ka pasoja. Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës me askënd administratën amerikane. Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, ka thënë Escobar.

Por, ndryshe mendon avokati Ngjela. Sipas tij, nuk do të ketë pasoja për Kurtin lidhur me dinarin.

“Asgjë... amerikanët nuk janë kundër”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Avokati komentoi edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, për kalimin e 24 ha tokë te Manastiri i Deçanit, për të cilin ka thënë se Kurti nuk veproi “mirë” dhe “ka gabuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat