Profesori ngre alarmin/ Ja nga kush po ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës – përmenden këto shtete!

Politika

Profesori ngre alarmin/ Ja nga kush po ndalohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës – përmenden këto shtete!

Nga: M.Haziri Më: 18 mars 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Situata mes Kosovës dhe Serbisë ende nuk po arrinë të sjellë një marrëveshje finale.

Për të mos mjaftuar deklaratat provokuese të serbëve, nga sulmi terrorist në Banjskë nuk u dënua ende Serbia.

Një pjesë e rëndësishme për Kosovën mbetët anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai thotë se vendosja e kushteve për t'u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës është në kundërshtim me parimet baze mbi të cilat vepron Këshilli i Evropës.

Image
Muhamet Kelmendi

Vendosja e kushteve për t'u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës është në kundërshtim me parimet baze mbi të cilat vepron Këshilli i Evropës. Kushtet e z Escobar, të përkrahura nga dyshja e UE, z.Borrell dhe z.Lajçak, janë të tyre personalisht. Ato nuk kanë të bëjë me parimet dhe punën me të cilat punon Këshilli i Evropës. Këshilli i Evropës ka gabuar kur i ka pranuar kushtet e tilla të z. Escobar,z Borrell dhe z.Lajçak. Serbia është përgjegjëse për agresionin terrorist në Banjskë të Kosovës dhe nuk ka kushte të vendosura as edhe dënime”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që Serbia po armatoset nga Kina dhe nuk po dënohet nga ndërkombëtarët për sulmin në Banjskë.

“Serbia nuk u ndëshkua nga BE dhe nga SHBA-të, ani pse Escoar e përmendi rastin në Banjskë nuk kërkoi përgjegjësi të shtetit serb. Serbia ka vendosur 47 baza ushtarake dhe militarë në kufi me Kosovën. Kërcënon me agresion ushtarak. Kërkon bashkimin e “Boteës serbe” nëpërmjet okupimit të Kosovës, Republikës serbe dhe Malit të Zi me Serbinë. Nuk ndëshkohet Serbia. As BE dhe as SHBA-të nuk po e ndalin nga marëshimi ushtarak okupues. Serbia armatoset nga Rusia dhe Kina, tolerohet ndërsa gjindet Kosova dhe dënohet”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat