Lleshi: Escobari, emisar i SHBA apo i Serbisë për Ballkan? “Çështja e ‘dinarit’ tregon se ai po del edhe kundër vet shtetit të tij!”

Politika

Lleshi: Escobari, emisar i SHBA apo i Serbisë për Ballkan? “Çështja e ‘dinarit’ tregon se ai po del edhe kundër vet shtetit të tij!”

Nga: M.L. Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:05
Gabriel Escobar

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar gjatë vizitës në Kosovë javën e kaluar nuk arriti që ta bind kryeministrin Albin Kurti që të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për një kohë për dinarin serb.

Në një intervistë për REL Esocobar tha se ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes, jo vetëm në Washington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris.

Këto qëndrime të z.Escobar po i konsideron si të padrejta njohësi i çështjeve politik Prof. Dr. Zija Lleshi.

Image
Prof. Dr. Zija Lleshi

Në një shkrim dërguar gazetës “Bota sot” Lleshi ka deklaruar se, kishte shpresa që Gabirel Escobar të jetë personi adekuat i cili do të propozojë zgjidhjet më demokratike në marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, por se me çështjen e dinarit lindën kundërshtime objektive dhe mospajtime të mëdha.

“Në rolin e emisarit të SHBA për Ballkan, me shpresë të madhe në Kosovë është mirëpritur z. Gabriel Escobar. Ishte një bindje e përgjithshme se ai vjen nga SHBA, nga një ndër shtetet më demokratike në botë dhe në situatën e tanishme në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, Escobari, që vjen nga SHBA, do te jetë pikërisht personi adekuat i cili do të propozojë zgjidhjet më demokratike në marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Por kjo shpresë nuk zgjati shumë kohë, sepse bashkë me aktualizimin nga Escobari i çështjes së dinarit Serbisë (DRS), si monedhë tjetër paralele dhe alternative përpos euros në përdorimin në shit-blerje në Kosovë, lindën kundërshtime objektive dhe mospajtime të mëdha, meqë deri tani, pas çlirimit, në bazë të Kushtetutës së shtetit Kosovës, valutë shtetërore është vetëm euro. Sipas Escobarit tani le të jetë edhe dinari i Serbisë (DRS) për shkak të pakicës etnike (ca 3%) serbe në Kosovë”, ka thënë Prof. Dr. Zija Lleshi për gazetën “Bota sot”.

Profesori me këtë rast mori shembull valutat nëpër vende të ndryshme evropiane, duke thënë se ato janë element i identitetit shtetëror.

Ndërkaq dihet se pakicat etnike kurrë nuk janë përcaktuese të valutës shtetërore në një shtet dhe se çështja e valutës shtetërore është element i pavarësisë dhe sovranitetit të një shteti dhe nuk negociohet me pakicat etnike qoftë në Bruksel apo kudo tjetër në botë. Valuta është element i identitetit shtetëror. Kështu valutën shtetërore të vendit (ta quajmë kushtimisht "Modeli ballkanik") nuk e kanë negociuar as Sllovenia me pakicën hungareze, që forinti hungarez të jetë valutë paralele dhe alternative në Slloveni, as Serbia që forinti hungarez, lei rumun, levi bulgar i këtyre pakicave etnike gjegjëse të jetë valutë paralele dhe alternative në Serbi. Etj.. Kuptohet nuk e kanë negocuar sepse fjala është për pakica etnike gjegjëse dhe ato nuk janë elemente shtet-formuese. Kurse nga Kosova kërkohet diçka e kundërt me këto fakte dhe këto standarde.

Për më tepër, nëse shkojmë pak më larg, ta quajmë në Modelin Belg, çështje e valutës shtetërore në Belgjikë nuk është negociuar as me valonët (grup nacional frengjishtfolës) që si valutë shtetërore belge krahas euros të jetë edhe franku francez. Vlen të theksohet edhe kjo se valonët në Belgjikë nuk janë pakicë etnike, siç janë serbët (ca 3%) në Kosovë, por janë grup etnik shtetformues dhjetëfish më shumë (32%) se serbët në Kosovë dhe, përkundër kësaj statistike, franku francez prapë se prapë nuk është marr në përdorim paralel dhe alternativ si valutë shtetërore në Belgjikë.

Është fakt se në Francë përdorën dy valuta, euro dhe franku francez, por franku francez, si valutë alternative përpos euros, nuk është valutë e ndonjë pakice etnike, por e shumicës popullore, e francezëve”, ka thënë ai.

Këtu prapë, sipas Prof. Dr. Zija Lleshit, krahasimi i situatës në Francë me kërkesën e Serbisë për dinarin serb, si valutë e shtetit fqinj, që njëherit të jetë si valutë alternative në Kosovë jep rezultat negativ.

Kjo sepse në Kosovë bëhet fjalë për valutë alternative të pakicës etnike, kurse në Francë fjala është për valutë alternative të kombit francez.

"Franku francez si valutë alternative përdoret në Francë, por nuk është valutë e shtetit fqinjë; përkundrazi, dinari serb është valutë e shtetit fqinjë të Kosovës".

“Shikuar edhe nga një aspekt tjetër, ai i sovranitetit shtetëror, valuta euro që me Kushtetutën e Kosovës është valutë shtetërore e Kosovës, në aspektin e ngjyrimit nacional ka karakter ngjyrimi multinacional ("multicolor coloring"), kurse dinari serb (DRS) i propozuar nga Serbia, ka ngjyrim mononacional serb ("monocolor coloring") dhe e favorizon pakicën etnike, si një theksim dominant pronësie, që është krejtësisht joreale dhe akoma një tjetër absurd i pakrahasueshëm më i madh”, ka nënvizuar ai.

Në fund, profesori theksoi se z. Escobar me qëndrimet e tij po bie në kundërshtime edhe me SHBA-në.

“Zoti Gabriel Escobar, si emisar i SHBA-as, me qëndrimin e vetë është edhe kundër vetë shtetit të tij, SHBA, e cila ndër të parët e kanë pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat