E zbulon eksperti i sigurisë: Ky është njeriu i Vladimir Putinit në Ballkan për planet sekrete; jep alarmin

Politika

E zbulon eksperti i sigurisë: Ky është njeriu i Vladimir Putinit në Ballkan për planet sekrete; jep alarmin

Nga: P.Rudi Më: 20 mars 2024 Në ora: 08:06
Milan Radojeçiq

Edhe pse Interpol pas kërkesës së Kosovës ka lëshuar flet arrest ndërkombëtar për kriminelin serb, Milan Radojeçiq, ky i fundit vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

E sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, futja e Radojeçiqit në listën e personave të kërkuar nga Interpoli, pa dyshim ishte një hap shumë i dobishëm për Kosovën.

Vërtetë zhvillimet sa i përket flet arrestit ndërkombëtar në institucionin për zbatimin e ligjit nga kërkesa e vendeve anëtare të Interpol, është një zhvillim i cili dukej se ishte shumë i dobishëm për të pasur mundësi që kryekriminelin Radojeçiq, i cili kishte zhvilluar një veprim të kundërligjshëm agresioni, pra me 24 shtator ku në krye të grupit terrorist ka qenë ai dhe këtë pohim e ka bërë edhe publikisht se ishte në krye të grupit terrorist të cilët e kanë bërë agresion dhe sulm terrorist më 24 shtator 2023. Ky veprim i Interpolit për të mundësuar që ky person të futet në flet arrest ndërkombëtar ishte veprim i duhur dhe madje konform përpjekjeve ndërkombëtare për të sjellur para drejtësisë të gjithë personat apo grupet të cilat kanë veprime që binë ndesh me ligjet e një vendi të caktuar, e në këtë rast që binë ndesh me kodin penal të Republikës së Kosovës. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një vepër terrorizmi, me çka besoj që këtë rast me Interpol dhe strukturat e tjera ndërkombëtare e kanë parë të arsyeshme që të ndihmohet Kosova për t'i arrestuar fillimisht Radojeçiqin dhe personat tjerë të cilët tanimë janë të listuar, si dhe për të vendosur pra drejtësisë së Kosovës për këtë rast, i cili mund të them ka tërhequr vëmendjen e shumicës së shteteve të cilat mbështesin demokracinë dhe rendin në Ballkan e Kosovë”, shprehet Elezi për “Bota sot”.

Image
Bedri Elezi

Por a do ta dorëzojë Serbia tek Interpoli kriminelin Milan Radojeçiq?

Kjo është një çështje e ndjeshme për faktin se është vështirë të bindemi se Serbia do të bëjë veprime konkrete për të arrestuar Radojeçiqin dhe të tjerët, duke marr parasysh ndikimin që ka në jetën publike dhe të sigurisë ne Serbi Radojeçiq, dhe i njëjti ka lidhje te ngushta me presidentin e Serbisë si dhe strukturat e tjera të sigurisë dhe politike në Serbi”, thekson Elezi, i cili thotë se Radojeçiq është njeri i Putinin në Ballkan, dhe kjo është garanci që ai do të vazhdojë të qëndrojë i lirë në Serbi.

Po ashtu bashkëpunimi i tij me Putin është një lloj garancie se i njëjti mund të jetë i lirë dhe të operojë edhe në te ardhmen kundër sigurisë jo vetëm në Kosovë, por gjithë gadishullin Ballkanik. Ne e dimë se Serbia që një kohë të gjatë është duke u munduat që të bëjë veprime të cilat do të jenë veprime që do të dëmtojnë apo destabilizojnë situatën e sigurisë në rajon, dhe kështu Rusia të arrijë qëllimet e saj për defokusimin e forcave ndërkombëtare të sigurisë nga lufta që po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë”, thekson Elezi.

Më tej, eksperti Elezi paralajmëron se situata mund të shkojë drejt destabilizimit në vitin 2024.

Në këtë aspekt besoj që Radojeçiqi është personi i duhur për Rusinë për të realizuar ato plane sekrete, dhe siç duket viti 2024-2025 do të jenë vite të cilat mund të themi se mund të kemi dyshime për alarme serioze të destabilizimit të situatës së sigurisë, edhe përkundët faktit që kemi veprime konkrete të forcave ndërkombëtare, sidomos NATO-s e cila përmes KFOR-it po bën gjitha veprimet që te parandalojë çdo organizim të dhunshëm në territorin e Republikës së Kosovës”, shpjegon Elezi.

Ne nuk presim që do të ketë arrestime tonë Serbi të Radojeçiqit dhe personave të tjerë, por njëkohësisht urojmë dhe besojmë qe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës te ushtrojnë aktivitet bashkëpunues me shtetet anëtare të Interpolit ku do të kenë mundësi që bashkëpunimi të jetë i nivelit të tillë që në momentin që Radojeçiq dhe 17 të tjerët do të udhëtojnë në vendet anëtare të arrestohet dhe i njëjti të sillet për drejtësi në Kosovë. Kosova duhet të ushtrojë partneritet të sinqertë dhe real me të gjitha shtetet anëtare të Interpolit dhe njëkohësisht të mbajë komunikim intensiv sa i përket çështjes në fjalë, duke rifreskuar ne vazhdimësi informacionet për nevojën që ka drejtësia e Kosovës për të marrë vendime apo aktgjykim për personat apo personin në fjalë. Ne e dimë që tani me ligjin e ri, në Kosovë ekziston mundësia që personat të cilët nuk janë prezent gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor, mund të dënohen. Dhe besoj dhe shpresoj se nëse i njëjti nuk do të arrijë që të sillet para drejtësisë, do të gjykohet dhe dënohet në mungesë dhe me pas do të ketë kufizim të lirisë se lëvizjes dhe ndoshta në një moment të caktuar do të arrestohet edhe nga ndonjë vend anëtar i Interpolit nëse Radojeçiq do të lëvizte jashtë territorit të Serbisë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Bedri Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat