Mehmeti tregon planin serb nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA-së

Politika

Mehmeti tregon planin serb nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA-së

Nga: P.R Më: 20 mars 2024 Në ora: 22:17
Donald Trump

Sipas kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dialogu me Serbinë ka ngecur te shkeljet që kjo e fundit po i bën marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ka ngecur te shkeljet që ia bën Serbia marrëveshjes. Së paku tetë nga 11 nenet e Marrëveshjes Bazike, Serbia i ka shkelur. Dhe, kjo ka kulmuar me letrën e ish-kryeministres Ana Bërnabiq, e cila tash do të jetë kryetare e Parlamentit të Serbisë, ku ajo thotë se praktikisht tërhiqen nga Marrëveshja Bazike dhe nga aneksi i zbatimit [i arritur] në Ohër. Marrëveshja Bazike është së paku njohje reciproke, de facto. Ndoshta edhe më shumë, por së paku njohje de facto është”, u shpreh Kurti.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Serbia nuk është e interesuar që ta nënshkruaj marrëveshjen finale me Kosovën, por synon që situatën ta mbaj në statusquo.

“Serbia këtë edhe e synon, të mbajë Kosovën si Palestinën në përjetësi të bisedimeve. Kështu duket nga veprimet e saja, nuk ka interes të përmbyll këtë çështje. Ndaj, edhe çdo herë gjen vegëza, çka nënkupton se Kosova duhet të përgatitet të jetojë gjithmonë më këtë barrë që pa dëshirën e saj përballët”, shprehet Mehmeti.

Siç thotë Mehmeti, Serbia po shpreson ën fitoren e Donald Trumpit për president të SHBA-së, dhe në këtë mënyrë synon ndarjen e Kosovës.

“Nuk pres që të ketë përfundim të marrëveshjes brenda këtij viti, duket se Serbia po pret ardhjen e Trump për të përfituar pastaj ndarjen e Kosovës. Ky duket se është synimi i saj, edhe pse as kjo s’do e kënaq në synimet e saja hegjominste ndaj Kosovës. Faktikisht bisedimet po futën në rreth vicioz, Kosova s’mund të lëshojë pe përtej të këndshëm derisa Serbia gjen vegëza për tu stagnuar procesin”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

“Qeveria e Kosovës duhet jetë me fleksibile ndaj ndërkombëtare duke e lënë Serbinë përballë tyre si fajtore të vetme të dështimit të bisedimeve. Qëllimi i Serbisë është mos të këtë marrëveshje dhe Kosova të fajësohet, kështu që duhet vëmendje e madhe për mos të ra në kurthin e tyre”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat